Së paku pesë persona e humbën jetën në stuhinë dimërore në SHBA
- Stuhia e borës e cila e goditi një pjesë të SHBA-së mori së paku pesë jetë, duke shkaktuar mbyllje të shkollave, anulim të fluturimeve dhe ndërprerje të furnizimit me rrymë në shumë rajone.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:47, 7 janar, 2025
Uashington, 7 janar 2025 (MIA) - Stuhia e borës e cila e goditi një pjesë të SHBA-së mori së paku pesë jetë, duke shkaktuar mbyllje të shkollave, anulim të fluturimeve dhe ndërprerje të furnizimit me rrymë në shumë rajone.
Shtatë shtete amerikane shpallën gjendje të jashtëzakonshme - Merilendi, Virxhinia, Virxhinia Perëndimore, Kanzasi, Missuri, Kentaki dhe Arkanzas.
Sipas të dhënave, rreth 2.300 fluturime janë anuluar, ndërsa 190.000 persona kanë mbetir pa energji elektrike.
Reshjet e borës pritet të vazhdojnë, njoftoi Shërbimi nacional meteorologjik. ab/
Foto: ЕPА