• e enjte, 09 janar 2025

Përsëri është dhënë urdhër për arrestim të presidentit të Koresë së Jugut

Përsëri është dhënë urdhër për arrestim të presidentit të Koresë së Jugut

Seul, 8 janar 2025 (MIA) – Gjykata në Seul mbrëmë përsëri dha urdhër për arrestim të presidentit të Koresë së Jugut, Jun Suk – jol, i cili është akuzuar për kryengritje dhe ishte votuar revokimi i tij. Protestuesit dhe mbështetësit e Jun edhe sot janë para pallatit presidencial.

Shërbimi i sigurisë presidenciale javën e kaluar vendosi tela me gjemba dhe barrikada para pallatit presidencial, duke e bllokuar qasjen te Jun, i cili refuzon të paraqitet në intervistim. 

Jun është nën hetim për kryengritje për shkak të shpalljes së tij të gjendjes së luftës më 3 dhjetor, gjë që e tronditi Korenë e Jugut dhe solli urdhrin e parë për arrestim të presidentit aktual. Kundër Jun zhvillohet edhe një proces gjyqësor para Gjykatës Kushtetuese pasi më 14 dhjetor ishte votuar revokimi i tij për shkak të shpalljes së gjendjes së luftës. 

Drejtori i Zyrës për hetime për korrupsion në nivel të lartë O Dong-von mbrëmë vonë kërkoi falje për përpjekjen e pasuksesshme për arrestim të Jun më 3 janar. Ai e ndërpreu aksionin për arrestimin e Jun pasi një zinxhir i njerëzve prej qindra anëtarëve të sigurimit të presidentit dhe pjesëtarë të armatës parandaluan hyrjen në pallatin presidencial. 

Gjithçka që është e mundur do të bëjmë që ta arrijmë qëllimin tonë dhe këtë herë do të përgatitemi në themel dhe me vendosmëri të madhe, kështu që përpjekja e dytë për ekzekutimin e urdhrit të jetë e fundit, bëri të ditur O para komisionit parlamentar. 

Por, nuk dihet se sa kohë do të nevojitet që të kryhet urdhri i ri për arrestimin e Jun. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR