• e enjte, 09 janar 2025

Për shkak të një zjarri në pyll, 30.000 njerëz janë evakuuar në afërsi të Los Anxhelosit

Për shkak të një zjarri në pyll, 30.000 njerëz janë evakuuar në afërsi të Los Anxhelosit

Los Anxhelos, 8 janar 2024 (MIA) - Një zjarr pyjor shpërtheu në një pjesë të pasur të Los Anxhelosit, duke shkatërruar shtëpi dhe duke shkaktuar bllokime trafiku ndërsa 30.000 njerëz janë evakuuar.
Të paktën 510 hektarë të zonës Palisades të Paqësorit midis Santa Monika dhe Malibu janë djegur, kumtuan autoritetet, pasi tashmë paralajmëruan për rrezik ekstrem nga zjarri për shkak të erërave të forta pas një thatësire të gjatë.

Media amerikane njoftuan për një numër të madh të shtëpive në flak.

Para zjarrit, shërbimi kombëtar metereologjik e lëshoi paralajmërimin e saj më të lartë për kushte ekstreme të zjarrit në pjesën më të madhe të qarkut Los Anxhelos nga e marta deri të enjten. E kombinuar me lagështinë e ulët dhe bimësinë e thatë për shkak të mungesës së shiut, kushtet janë jashtëzakonisht të rrezikshme, publikuan autoritetet. 

Guvernatori Gevin Njusom tha se shteti filloi të lëvizte burimet për shuarjen e zjarrit nga Kalifornia veriore në jug që të shtunën për shkak të paralajmërimeve të motit. Shumica e atij personeli, automjete zjarrfikëse dhe aeroplanë mbetën në pozicione në vend tjetër në Kaliforninë Jugore për shkak të rrezikut nga zjarri për rajonin më të gjerë, shtoi ai. ls/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR