• e enjte, 09 janar 2025

Zëvendëssekretari shtetëror i SHBA-së për vizitë në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi

Zëvendëssekretari shtetëror i SHBA-së për vizitë në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi

Uashington , 8 janar 2025 (MIA) - Zëvendës sekretari shtetëror për menxhim dhe burime i SHBA-së, Riçard Verma, prej dje e deri më 11 janar do të qëndrojë për vizitë në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, u publikua në ueb faqen e Departamentit të Shtetit.

Siç u paralajmërua, Verma në Prishtinë do të bisedojë për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin përmes dialogut me përkrahje të BE-së, përforcimin e menaxhimit dhe sundimin e së drejtës dhe për promovimin e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike.

Gjatë vizitës në Serbi, Verma do ofrojë përkrahje për integrimin e Serbisë në institucionet evropiane, normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, përforcimin e sundimit të së drejtës dhe bashkëpunim më të afërt bilateral në çështjet ushtarake dhe të sigurisë, thuhet në kumtesë.

Verma do ta konfirmojë përkushtimin e SHBA-së ndaj vendeve nga Ballkani Perëndimor në përpjekjet e tyre për vazhdimin e integrimit euroatlantik dhe bashkëpunim më të thellë rajonal. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR