• e martë, 26 nëntor 2024

Rumania do të dhurojë dy sisteme raketore "Patriot" në Ukrainë

Rumania do të dhurojë dy sisteme raketore

 Bukuresht, 3 shtatori 2024 (MIA) - Dhoma e Ulët e Parlamentit rumun të martën miratoi ligjin me të cilin miratohet dhurimi i sistemit raketor për mbrojtje Patriot në Ukrainë.

 Rumania, anëtare e NATO-s nga viti 2024, ndan një kufi 650 kilometra të gjatë me Ukrainën. Gjatë sulmeve ruse në portet e Ukrainës nga ana tjetër e Danubit, mbetjet e dronëve shpesh bien në territorin rumun.

 Pasi presidenti Klaus Johanis do ta nënshkruajë dokumentin në fjalë dhe ai do të bëhet akt ligjor, qeveria do të nxjerrë urdhër për zbatimin e dhurimit.

 Rumania vendosi të dhurojë dy sisteme operative "Patriot" me kusht që Aleanca t'i zëvendësojë më vonë me një sistem tjetër "Patriot".

 Në ligjin e miratuar nga parlamenti thuhet gjithashtu se sistemet e zëvendësimit "Patriot" të SHBA-së nuk duhet të kushtojnë më shumë se sa pagoi Rumania për të dy dhe se kostot do të paguhen nga "burime të huaja të pakthyeshme".

 Në vitin 2017, Rumania ka nënshkruar marrëveshje prej katër miliard dollarë për blerjen e sistemit "Patriot". Deri tani në vend janë porositur katër sisteme, prej të cilëve dy tashmë janë operative. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR