Mediat: Marrëveshja për armëpushim në Liban nuk parashikon një zonë ndarjeje
- Televizioni izraelit Kanal 12 sonte i raportoi elementet kyçe të marrëveshjes së propozuar për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahit libanez me ndërmjetësim të SHBA-së për t'i dhënë fund luftës së Izraelit në Liban.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 21:46, 25 nëntor, 2024
Tel Aviv, 25 nëntor 2024 (MIA) - Televizioni izraelit Kanal 12 sonte i raportoi elementet kyçe të marrëveshjes së propozuar për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahit libanez me ndërmjetësim të SHBA-së për t'i dhënë fund luftës së Izraelit në Liban.
Siç është theksuar, mbeten të finalizohen vetëm detaje të vogla.
Marrëveshja parashikon një armëpushim të ndërsjellë dhe që ushtria izraelite të qëndrojë në Liban deri në 60 ditë dhe të largohet kur do të sistemohet armata libaneze.
Nuk do të ketë zonë ndarjeje në Libanin jugor dhe banorët e zhvendosur nga ajo pjesë e vendit do të mund të kthehen.
Qeveria në Liban do të kontrollojë të gjitha furnizimet dhe prodhimin e armëve në vendin e saj, ndërsa SHBA-ja do të udhëheq një organ ndërkombëtar që do të mbikëqyrë zbatimin e marrëveshjes.
Në një dokument të veçantë, SHBA-ja do të bëjë të qartë se Izraeli ka të drejtë të veprojë sa herë që sheh një kërcënim të afërt nga Libani.
Kanal12 raportoi se kishte mbështetje pothuajse unanime për marrëveshjen nga politikanët dhe përfaqëues ushtarakë mbrëmë në konsultimet e sigurisë të kryesuara nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu.
Në takim, Netanjahu thuhet se tha se marrëveshja do të linte Hamasin të izoluar dhe do t'i rrisë shanset për të arritur një marrëveshje për të liruar pengjet të cilët ende janë në Rripin e Gazës.
Foto: Arkivi i MIA-s