• e premte, 27 dhjetor 2024

Berboku për urdhërarrestin e Netanjahut: Askush nuk është mbi ligjin

Berboku për urdhërarrestin e Netanjahut: Askush nuk është mbi ligjin

 Fiuxhi, 25 nëntor 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu mund të përballet me arrestim nëse udhëton për në Gjermani, deklaroi ministrja gjermane  e Punëve të Jashtme, Analena Berbok.

 "Qeveria gjermane e respekton ligjin, sepse askush nuk është mbi ligjin", tha Berboku në margjinat e takimit të ministrave të punëve të  jashtme të G7 në Fiuxhi të Italisë.

 Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) javën e kaluar lëshoi ​​urdhrarreste për Netanjahun dhe së fundmi ministrin e shkarkuar  izraelit të Mbrojtjes Joav Galant për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gazë.

Shtetet anëtare të GJNP-së, ku është edhe Gjermania, janë të detyruara të ekzekutojnë urdhërarrestet e lëshuara nga gjykata. 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR