• e premte, 27 dhjetor 2024

Diplomatët e G7 janë optimistë të kujdesshëm për marrëveshjen e mundshme për armëpushim në Liban

Diplomatët e G7 janë optimistë të kujdesshëm për marrëveshjen e mundshme për armëpushim në Liban

 Fiuxhi, 25 nëntor 2024 (MIA) - Ministrat e punëve të jashtme të Grupit shtatë (G7) të vendeve më të zhvilluara industriale në botë  sot shprehën optimizëm të kujdesshëm për përparimin e mundshëm në arritjen për armëpushim në konfliktin e armatosur ndërmjet Izraelit dhe lëvizjes militante libaneze Hezbollahut.

Samiti në Fiuxhi pranë Romës është tubimi i fundit e diplomatëve të G7-ës përpara se lidershipi në SHBA, në hijen e luftërave në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, të marrë administratën e re me Donald Tramp si president. Armëpushimet në Gazë dhe Liban janë në krye të agjendës së takimit. 

Ministri italian i Punëve të Jashtme  Antonio Tajani tha në hapjen e samitit  tha se "ndoshta" është në dukje një armëpushim në Liban dhe shprehu shpresë se nuk do të ketë tërheqje "në momentin e fundit". 

 Në takim marrin pjesë shefat e diplomacive të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së, të cilët për herë të fundit përfaqësojnë administratën e presidentit në largim Xhozef Bajdenit.

Në takim për herë të parë marrin pjesë shefat e diplomacive të vendeve të të ashtuquajturit "kuintet arabe" - Arabia Saudite, Egjipti, Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari, ndërsa merr pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe. 

Tajani tha se Italia ka ofruar të marrë një rol më të madh se më parë në forcën paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Liban, në mënyrë që të monitoronte zbatimin e një marrëveshjeje eventuale për armëpushim. 

 Para fillimit të samitit, ambasadori i Izraelit në SHBA, Majk Hercog, deklaroi për Radion Ushtarake të Izraelit se një armëpushim mund të arrihet "n[ afat prej disa ditësh".

Disa ministra arabë kanë bërë thirrje për një armëpushim si në Gazë ashtu edhe në Liban, ku armata izraelite dhe Hezbollahu po luftojnë. 

 "Kuinteti arab" po punon me SHBA-në për një marrëveshje një "ditë pas" për Gazën dhe ka një ndjenjë urgjence për të bërë diçka përpara se administrata e Trampit të marrë drejtimin në Uashington, e cila pritet t'i mbështesë interesat izraelite në kurriz të aspiratave të palestinezëve.

 Egjipti në konferencë përsëriri se të hënën e ardhshme do të organizojë një konferencë në Kajro kushtuar mbledhjes së ndihmave humanitare për Gazën, ku tërbohet lufta mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas.

Lufta shpërtheu sepse më 7 tetor të vitit 2023, Hamasi nisi një sulm terrorist ndaj Izraelit nga Rripi i Gazës, të cilin e ka nën kontroll që nga viti 2007. 

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR