Rokas: Ekziston momentum i madh lidhur me zgjerimin që duhet të shfrytëzohet
- Shkup, 17 dhjetor 2024 (MIA)
- Post By Fitore Curri
- 17:07, 17 dhjetor, 2024
Shkup, 17 dhjetor 2024 (MIA) – Ekziston momentum i madh lidhur me zgjerimin i cili është prioritet i BE-së, dhe i cili duhet të shfrytëzohet, T’i presim rezultatet nga samiti BE – Ballkani Perëndimor, deklaroi sot ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihail Rokas në pyetjen e gazetarëve për pritjet nga aktivitetet diplomatike të Qeverisë në Bruksel lidhur me zhbllokimin e integrimit evropian në vend në samitin e paralajmëruar për nesër.
“Siç e dini, do të mbahet samit shumë i rëndësishëm ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, por në të njëjtën kohë ka aktivitete të shumta, d.m.th. takimet dypalëshe që po zhvillohen në këto momente. Mendoj se të gjithë duhet të presim për të parë se cilat janë rezultatet e këtij samiti të rëndësishëm. Ne vërtet shpresojmë kështu, duke pasur parasysh porosinë shumë të qartë se Bashkimi Evropian vazhdimisht thekson se procesi i zgjerimit mbetet prioritet për BE-në. Mendoj se tashmë është përsëritur nga shumë liderë të BE-së në disa raste, kështu që le të lejojmë që progresi të ndodhë në një mënyrë shumë të përshpejtuar, gjithçka për të përshpejtuar rrugën integruese evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së” thotë Rokas në pyetjen e gazetarëve pas aksionit për mbjelljen e pemëve në Mega Parkun e ri në komunën e Karposhit.
Sipas tij, ajo që për momentin është e nevojshme punë e madhe dhe e përkushtuar nga të gjithë në vend në Agjendën e reformave të miratuar nga Qeveria.
“Kam 3,5 muaj që jam në vend. Ajo që është më e rëndësishme tani për të nënvizuar është se ka një vrull të madh dhe një mundësi të madhe që duhet të shfrytëzohet. Ne kemi një agjendë fantastike siç është Plani i Rritjes së BE-së, si dhe Agjenda e Reformave e cila u miratua nga Qeveria e RMV-së. Në vend që të jap komente, mendoj se në këtë moment të gjithë në këtë vend duhet të fokusohen të punojnë shumë krah për krah me të gjitha ministritë, përfshirë edhe MÇE-në, në mënyrë që të mund të zbatojnë të gjitha standardet që i ka përcaktuar vetë Qeveria, të pranishme në agjendën e reformave Nga ana tjetër, mund të përsëris edhe një herë angazhimin e Delegacionit të BE-së në vend, si dhe të përfaqësuesve të vendeve anëtare të BE-së në vend, në mënyrë që agjenda e reformave të jetë histori suksesi, realizimi i të cilës presim të përfundojë vitin e ardhshëm”, thotë Rokas, i cili sot mori pjesë në aksionin e mbjelljes së pemëve në Mega Parkun e ri në komunën e Karposhit.
Samiti i nesërm BE-Ballkani Perëndimor nuk do t’i kushtohet zgjerimit të Bashkimit, por temave lidhur me Planin e rritjes në rajon, harmonizimit të partnerëve të Ballkanit Perëndimor me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, ndikimin e pushtimit rus ndaj Ukrainës në ekonomitë e tyre dhe me përballjen me emigrimin, prandaj në tubimin nuk do të flitet për çështje lidhur me procesin e negociatave, siç janë edhe ndryshimet e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, bëjnë të ditur burime nga Këshilli Evropian.
Kjo çështje, megjithatë, mund të ngritët në kuadër të debatit në Samitin kushtuar pajtimit, edhe pse ai debat, sipas tyre, nuk do të duhej të këtë lidhje me procesin e bisedimeve.
Burimet e njëjta theksojnë edhe se Maqedonia e Veriut, si edhe vendet e tjera kandidate për anëtarësim, duhet të punojnë në përmbushjen e kritereve të përcaktuara me Kornizën negociuese, në mesin e të cilave janë edhe ndryshimet kushtetuese.
“Shpresojmë se ato do të zbatohen sa më shpejtë që është e mundur dhe procesi i bisedimeve do të vazhdojë me sukses, shtojnë ata, informoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. fc/
Fotografia: MIA