• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim midis ATS Grup dhe MKE turke për bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes

Nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim midis ATS Grup dhe MKE turke për bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes

Shkup, 27 mars 2025 (MIA) - ATS Grup - kompania e vetme e Maqedonisë së Veriut në industrinë e mbrojtjes - nënshkroi sot pasdite memorandum bashkëpunimi me MKE - kompaninë më të madhe shtetërore në industri në Turqi.

Memorandumi u nënshkruan nga Ilhami Kelesh, drejtor i përgjithshëm i MKE-së dhe Shefshet Demirovski, pronar dhe drejtor ekzekutiv i ATS Grup.

Siç theksuan nënshkruesit e memorandumit, me këtë bashkëpunim do të nxiten aktivitetet e të dy kompanive dhe do të rritet prezenca e tyre në tregun ndërkombëtar, veçanërisht në Turqi dhe Maqedoninë e Veriut.

Bashkëpunimi përfshin transferimin e teknologjisë, njohurive teknike dhe ekspertizës për prodhimin dhe përmirësimin e kapaciteteve prodhuese, modernizimin e linjave të prodhimit, përmirësimin e mundësive të eksportit, kërkimin e përbashkët për rritjen e potencialit të eksportit në tregjet ndërkombëtare, trajnimin dhe asistencën teknike, zhvillimin e programeve të trajnimit dhe përmirësimin e ekspertizës teknike.

Gjithashtu, memorandumi do të përfshijë investim të përbashkët dhe hapjen e një fabrike të re për prodhimin e barutit në Maqedoninë e Veriut me investime të përbashkëta nga të dy palët, që do të mundësojë hapjen e vendeve të reja të punës.

Në këtë ngjarje morën pjesë ministrat e Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Vllado Misajlovski dhe Timço Mucunski dhe zëvendësministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Heibet Musa.

Mucunski theksoi se qëllimi i memorandumit është krijimi i kornizës për bashkëpunim dhe zgjidhje për industrinë e mbrojtjes, duke përfshirë aktivitetet strategjike dhe prodhimin e produkteve të industrisë së mbrojtjes. Siç informoi, partneriteti mes dy kompanive është i një rëndësie të madhe për vendin, si anëtar i NATO-s.

Nënshkrimi nuk është vetëm vendim afarist, tha Mucunski, por mesazh i fortë për besim në kapacitetet tona industriale dhe njohje e potencialit tonë kadrovik.

Zëvendësministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Heibet Musa shprehu kënaqësinë për nënshkrimin e memorandumit, "i cili është hap strategjik që do të përforcojë më tej marrëdhëniet midis dy vendeve aleate dhe mike".

Siç theksoi, ai nuk paraqet vetëm dokument të partneritetit teknik, por edhe dëshmi të miqësisë dhe besimit mes Maqedonisë dhe Turqisë. Besoj me gjithë zemër, tha ai, se bashkëpunimi ynë do të kontribuojë në qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm dhe marrëveshja do të jetë e dobishme për të dy vendet tona dhe për tërë rajonin. rq/bsh/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR