Siljanovska Davkova: Të ndalojmë me improvizime, të ndërtojmë standarde, nga kopshti të mësojmë se si të sillemi në fatkeqësi
- Mesazhi im është që të lëmë konfliktet, keqkuptimet, të përmbahemi edhe pak për të zgjidhur këto probleme më të mëdha që po dalin, të bëjmë gjithçka që diçka e tillë të mos përsëritet, të nxjerrim mësime për funksionalin, jofunksionalin, të ndërtojmë një sistem të shëndetshëm, funksional. Nuk ka rëndësi kush do të jetë në pushtet. Mesazhi im është të sanksionojmë papërgjegjshmërinë sa herë që është e nevojshme, të frymëzojmë të rinjtë, t'i mbajmë ata, të kthejmë ndihmën me ndihmë, të ndërtojmë një botë më të mirë në shtëpi, në fqinjësi dhe më gjerë.

Shkup, 27 mars 2025 (MIA) - Mesazhi im është që të lëmë konfliktet, keqkuptimet, të përmbahemi edhe pak për të zgjidhur këto probleme më të mëdha që po dalin, të bëjmë gjithçka që diçka e tillë të mos përsëritet, të nxjerrim mësime për funksionalin, jofunksionalin, të ndërtojmë një sistem të shëndetshëm, funksional. Nuk ka rëndësi kush do të jetë në pushtet. Mesazhi im është të sanksionojmë papërgjegjshmërinë sa herë që është e nevojshme, të frymëzojmë të rinjtë, t'i mbajmë ata, të kthejmë ndihmën me ndihmë, të ndërtojmë një botë më të mirë në shtëpi, në fqinjësi dhe më gjerë.
Këtë mesazh e ka dërguar sonte presidentja Gordana Siljanovska Davkova në deklaratë në televizionin Kanal 5 gjatë mbrëmjes së donatorëve me telefonata me familjet e të vrarëve dhe të lënduarve nga zjarri në Koçan, i cili ndodhi më 16 mars dhe në të cilin vdiqën 59 persona, ndërsae mbi 190 u lënduan.
Siljanovska Davkova tha se në pikëllim, në fatkeqësi koncentrohemi në sfidat më të rëndësishme dhe kjo tregon se ajo për të cilën debatojmë është dytësore dhe se nëse sillemi si njerëz do t'i zgjidhim të gjitha në mënyrë njerëzore.
"Le të ndalojmë së improvizuari, të ndërtojmë standarde, të mos jemi specifik, të mos jemi origjinal, në demokraci origjinaliteti nuk është i nevojshëm, të përgatitemi para kohe, të mos reagojmë gjithmonë postfestum, të mësojmë që nga kopshti se si të sillemi ndaj kërcënimeve, ndaj fatkeqësive. Kështu do të jemi gati. Nuk do të pendohem kurrë që kjo ndodhi gjatë mandatit tim. Kjo nuk është vetëm trauma ime politike dhe personale, është një traumë kombëtare”, tha presidentja.
Siljanovska Davkova vlerësoi se ajo që e ka befasuar është solidariteti ndërfqinjësor dhe evropian, por edhe reagimi i brendshëm ka qenë i duhur.
"Do të doja t'ju falënderoja të gjithëve për marrëdhënien tuaj njerëzore. Mendoj se gazetarët tanë këto ditë, sidomos në atë ditë të tmerrshme të varrimit, janë sjellë me dinjitet, mendoj se partitë politike janë sjellë me dinjitet, mendoj se populli është sjellë me dinjitet dhe fëmijët janë sjellë si të rritur”, tha presidentja.
E pyetur nëse u ka shprehur ngushëllime familjeve të të ndjerëve dhe a ka kontaktuar me ta, ajo tha se nuk dëshiron të përgjigjet për këtë, por se ka qenë në Koçan, se ka qenë në të gjitha spitalet... por larg syrit të opinionit.
TV Kanal 5 sonte organizon mbrëmje donatore me telefonata, ku do të marrin pjesë kryeministri Hristijan Mickoski, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ministra, përfaqësues të partive politike dhe njerëz të jetës publike dhe shoqërore. ls/
Foto: Printskrin