• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mickoski: Do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për ringjalljen ekonomike dhe sociale të Koçanit

Mickoski: Do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për ringjalljen ekonomike dhe sociale të Koçanit

Shkup, 27 mars 2025 (MIA) - Gjithçka që është e nevojshme për ringjalljen ekonomike dhe sociale të Koçanit, ne si Qeveri do ta vendosim në prioritetet tona dhe këtë do ta bëjmë. Uroj të bashkohemi për gjëra të bukura dhe le të jetë kjo tragjedi një mësim për të gjithë ne që kjo që bëjmë sot do të ketë rëndësinë e vet në të ardhmen. Do të dëshiroja që kjo që po bëjmë sot si Qeveri të ketë kuptim pozitiv dhe të bukur për të ardhmen e qytetarëve tanë dhe Maqedonisë sonë”, tha kryeministri Hristijan Mickoski gjatë përfshirjes në studion e hapur humanitare të televizionit Kanal 5 për donacion për të pësuarit në Koçan.

Mickoski theksoi se Qeveria po bën përpjekje mbinjerëzore për të shpëtuar të lënduarit në tragjedinë.

"Nuk kam çfarë të them më shumë se sa kam thënë deri tani. Edhe një herë dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia për familjet që humbën jetën në këtë aksident tragjik dhe të tmerrshëm në Koçan. Si qeveri, ne po bëjmë gjithçka që kemi në dorë, duke bërë përpjekje mbinjerëzore për të shpëtuar më shumë jetë sesa ata që janë të lënduar. Më vjen mirë që një pjesë e tyre dalëngadalë po dalin nga spitalet e Shkupit, por po kthehen edhe nga jashtë”, tha Mickoski.

TV Kanal 5 sonte organizon mbrëmje donatore me telefonata, në të cilën morën pjesë, presidentja Gordana Siljanovska Davkova, kryeministri Hristijan Mickoski, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ministra, përfaqësues të partive politike dhe njerëz të jetës publike dhe shoqërore. ls/

Foto: Printskrin 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR