• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Misajlovski – Hejbet: Bashkëpunimi i mbrojtjes i Maqedonisë-Turqisë shembull i një aleance të fortë

Misajlovski – Hejbet: Bashkëpunimi i mbrojtjes i Maqedonisë-Turqisë shembull i një aleance të fortë

Shkup, 27 mars 2025 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski sot është takuar me zëvendësministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Musa Hejbet, të cilin e ka falënderuar “për ndihmën mjekësore të ofruar nga Turqia mike në përkujdesjen e disa të lënduarve në tragjedinë e Koçanit”.

"Dy vendet tona kanë janë jashtëzakonisht të afërta për dekada dhe ne e shohim atë në veprim. Një falënderim i madh nga i gjithë populli i Maqedonisë për mbështetjen në përkujdesjen e disa të lënduarve nga zjarri në Koçan. Nëse miqtë shfaqen në telashe, të dy vendet kanë treguar se qëndrojnë pas njëra-tjetrës sa herë që ka nevojë”, tha ministri në takim.

Në kuadër të bashkëpunimit në mbrojtje, Misajlovski tha se është shembull se si aleatët bashkëpunojnë dhe përkrahin njëri-tjetrin.

"Ushtria e Maqedonisë po modernizohet dhe pajiset me pajisje të prodhuara në Turqinë aleate, gjë që tregon se është në përputhje me standardet më të larta të Aleancës dhe se kemi besim absolut në industrinë ushtarake turke", theksoi Misajlovski.

Ministria në kumtesë thekson se këtë vit në arsenalin e Ushtrisë pritet të mbërrijnë obuset e artilerisë “Boran”, si dhe sistemi i kontrollit të zjarrit nga kompania “Aselsan”.

"Turqia është një nga mbështetësit më të mëdhenj të zhvillimit të kapaciteteve të Ushtrisë së Maqedonisë - përmes donacioneve të llojeve të ndryshme të automjeteve, armëve dhe municioneve, si dhe pajisje informative dhe komunikuese. Në Turqi, në Universitetin e njohur të Mbrojtjes Kombëtare, janë shkolluar mbi 60 oficerë, nënoficerë dhe ushtarë profesionistë nga Maqedonia, ndërsa rreth 700 zyrtarë të mbrojtjes dhe pjesëtarë të ushtrisë kanë përfunduar trajnimin në qendrat e trajnimit në Ankara. Nëpërmjet Marrëveshjes për mbështetje ushtarako-financiare, Turqia vazhdon të mbështesë zhvillimin e mbrojtjes së Maqedonisë edhe në vitet e ardhshme", informoi Ministria e Mbrojtjes. ls/

Foto: Ministria e Mbrojtjes

QËNDRONI TË LIDHUR