• e enjte, 11 korrik 2024

Rektori i Universitetit të Tetovës i priti në takim drejtuesit e sindikatave të universiteteve publike

Rektori i Universitetit të Tetovës i priti në takim drejtuesit e sindikatave të universiteteve publike

Shkup, 10 korrik 2024 (MIA) - Kryetarët e sindikatave të universiteteve publike të Maqedonisë së Veriut, përkatësisht të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit”, Universitetit “Goce Dellçev” - Shtip, Universitetit “Nënë Tereza” dhe  Universitetit “Shën Apostull Pauli” u pritën në takim nga Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli. 

Drejtuesit e sindikatave të sipërpërmendura, bashkë me kryetarin e sindikatës së Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Shefket Dehari dhe nënkryetarin Ali Salihi,  e njoftuan Rektorin për aktivitetet e përbashkëta të cilat i ka zhvilluar dhe planifikon t’i zhvillojë sindikata në të ardhmen, në mesin e të cilave është krijimi i Unionit të Sindikatave të Universiteteve Publike në vend. 

Rektori i UT-së i përgëzoi për këtë hap të rëndësishëm duke e vlerësuar edhe punën e tyre të deritanishme, siç ishte nënshkrimi i Marrëveshjes kolektive për rritjen e pagave për të gjithë të punësuarit në arsimin e lartë në vendin tonë. 

Në këtë takim u evidentua roli pozitiv i sindikatave në institucionet publike për t’i respektuar të drejtat themelore të punonjësve dhe kontributi i tyre në zhvillimin e përgjithshëm të universiteteve shtetërore në vendin tonë. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR