• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Glavçev: Shkupi dhe Sofja duhet të punojnë në uljen e tensioneve

Glavçev: Shkupi dhe Sofja duhet të punojnë në uljen e tensioneve

 Uashington, 10 korrik 2024 (MIA) - Në takimin e djeshëm me kryeministrin e Maqedonisë, Hristijan Mickoski, biseduam për nevojën e normalizimit të marrëdhënieve të ndërsjella dhe kthimin e tyre në nivelin e vitit 2017 kur u nënshkrua Marrëveshja e fqinjësisë së mirë, deklaroi kryeministri bullgar Dimitar Glavçev para fillimit të vazhdimit të sotëm të Samitit të NATO-s në Uashington. 

 "Të dytë ishim në atë mendim, do të shohim çfarë do të ndodhë. Nuk ka asgjë më të mirë se marrëdhëniet e bukura dhe të mira mes fqinjëve. Mund edhe të thuhet se ne jemi edhe më shumë se fqinjë me Republikën e Maqedonisë së Veriut", shtoi Glavçev. 

 Kryeministri bullgar theksoi se duhet të ulen tensionet në marrëdhëniet e ndërsjella, para se gjithash në deklaratat, sepse mes qytetarëve dhe popujve të të dyja vendeve fqinje nuk ka tensione, ndërsa politikanët nëse nuk ndihmojnë të zhvillohen ato marrëdhënie, nuk duhet as t'i pengojnë.

 Sipas tij, kur bashkëpunimi është në nivel të kënaqshëm, lidhja duhet të fillojë të zhvillohet në të gjitha aspektet, si në transport, në ekonomi... qa/

Foto: Skrinshot

 

QËNDRONI TË LIDHUR