• e shtunë, 23 nëntor 2024

Raporti i ISK: Në prill është shënuar rritje e përmbajtjeve të dëmshme në internet dhe në faqet e Fejsbukut të partive politike dhe udhëheqësve të tyre

Raporti i ISK: Në prill është shënuar rritje e përmbajtjeve të dëmshme në internet dhe në faqet e Fejsbukut të partive politike dhe udhëheqësve të tyre

Shkup, 27 maj 2024 (MIA) - Raporti i Institutit për Studime të Komunikimit në të cilin monitorohen dhe analizohen narrativat e dëmshme të aktorëve politik dhe përhapja e tyre në media tregon rritje të përmbajtjes së dëmshme në internet dhe në faqet e Fejsbukut të partive politike dhe udhëheqësve të tyre në prill të vitit 2024.

Sipas raportit, në prill shënohet rritje e përmbajtjeve të dëmshme në internet dhe në faqet e Fejsbukut të partive politike dhe të udhëheqësve të tyre - nga 142 postime në mars në 176 postime në prill.

"VMRO-DPMNE, si në të gjithë muajt e kaluar, është partia politike me narrativat e dëmshme më të identifikuara (43 postime). Risi është se e Majta kësaj radhe doli në vendin e dytë me 38 postime toksike dhe LSDM-ja, e cila në muajt e kaluar të monitorimit renditej rregullisht e dyta, në prill ishte në vendin e tretë me 29 poste me narrativa të dëmshme. BDI-ja gjatë muajit prill ka vazhduar të shtojë numrin e postimeve të dëmshme (14), ndërsa në mesin e partive opozitare të shqiptarëve etnikë në vend, të bashkuar në koalicionin parazgjedhor Vlen, janë regjistruar më shumë postime me narrativa të dëmshme në faqet e Fejsbuk-ut të liderëve të partive në koalicion dhe një rënie e lehtë e postimeve me narrativa të dëmshme në faqet e internetit të Alternativës (3) dhe Lëvizjes Demokratike (1)", thuhet në raport.

Me dhjetë postime me narrativa të dëmshme ndërmjet liderëve partiak kryeson Izet Mexhiti, lideri i Lëvizjes Demokratike dhe pjesë e koalicionit Vlen. Pas tij, me shtatë postime me narrativë të dëmshme ndërmjet liderëve partiak është Dimitar Apasiev nga e  Majta, ndërsa te lideri i Alternativës Afrim Gashi vërehen gjashtë postime me narrativë të dëmshme.

Sikur edhe më parë, shton ISK, narrativat më të zakonshme të dëmshme të propaganduara nga aktorët politik janë "përzgjedhja e njëanshme", "minimi i besimit në institucione" dhe "sulmet mbi baza personale dhe/ ose demonizimi i kundërshtarëve" dhe këto janë të njëjtat narrativa që u transmetuan nga mediat.

Plotësisht, raporti tregon se mediat onlajn në muajin prill panë një rritje të lehtë të "patriotizmit dhe nacionalizmit ekstrem" dhe "etnocentrizmit" krahasuar me muajin e kaluar. Narrativa e dëmshme "përhapja e panikës dhe frikës" në të njëjtën periudhë shënoi rritje në të gjitha subjektet e monitoruara.

Në media, nga ana tjetër, në muajin kur hynë në fuqi rregullat e veçanta për raportimin e proceseve zgjedhore dhe për reklamimin e paguar politik (sipas Kodit zgjedhor, Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Ligjit për media), me monitorimin e TË DËMSHME janë monitoruar dy rekorde.

Ndryshe nga informacionet onlajn, te stacionet televizive është regjistruar numri më i vogël i programeve "të dëmshme" – 55, duke vazhduar trendin e rëniës nga muaji mars (79), thonë nga ISK.

Portali me numrin më të madh të postimeve me narrativa të dëmshme në muajin prill është Kurir (54 artikuj), i cili edhe në muajt e mëparshëm (shkurt dhe mars) është në krye të "shkallës", i ndjekur nga A1On (33), Veçer. mk (29), Almakos (28) dhe Republika (27).

Nga ana tjetër, te stacionet televizive narrativa të dëmshme janë vërejtur te TV Alfa (14), por edhe te ky televizion është shënuar rënie drastike (40 në shkurt, 35 në mars), që është karakteristike për shumicën e stacioneve televizive. Te televizioni 21 janë vërejtur tetë, te Kanal 5 janë regjistruar shtatë, Alsat M (6), RTM 1 dhe RTM 2 (nga 5), Sitel (4) dhe te Telma dhe TV 24 nga tre programe me narrativa të dëmshme.

Nga ISK shtojnë se gjatë fushatës zgjedhore vihet re se profilet në Fejsbuk të ministrave në Qeveri që ishin edhe kandidatë në procesin zgjedhor janë përdorur në mënyrë aktive për promovimin e aktiviteteve të tyre në kuadër të fushatës, duke keqpërdorur kështu përdorimin e kanaleve zyrtare të Qeverisë për komunikim për promovimin personal dhe nevojat e partisë.

Hulumtimin të DËMSHME Instituti për Studime të Komunikimit e zbaton me hulumtues dhe ekspertë nga fusha e komunikimeve dhe mediave. Subjekt i monitorimit janë 10-të partitë politike dhe udhëheqësit e tyre partitë e të cilëve numërojnë të paktën dy deputetë në përbërjen parlamentare 2020-2024, si dhe në komunikimin në Fejsbuk të anëtarëve të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në monitorimin mediatik ndiqen 11 media onlajn dhe 9 stacione televizive. Ky hulumtim realizohet në suaza të projektit "Përdorimi i gazetarisë së bazuar në fakte për ngritjen e vetëdijes dhe kundërshtimin e dezinformatave në hapësirën mediatike në Maqedoninë e Veriut: "Përdorni fakte", i mbështetur nga Ambasada e Britanisë në Shkup. sa/

Foto: IKS

QËNDRONI TË LIDHUR