• e premte, 27 dhjetor 2024

Nuk ka rrezik për sigurinë, shteti është në duar të sigurta, thotë Mickoski

Nuk ka rrezik për sigurinë, shteti është në duar të sigurta, thotë Mickoski

Shkup, 26 dhjetor 2024 (MIA) - Nuk ekziston asnjë rrezik për sigurinë, për sigurinë e shtetit. Shteti është në duar të sigurta, merret parasysh të mos ketë do të thoja surpriza shtesë, të mos ketë surpriza, të cilat mund ta prishin sigurinë e një shteti sovran, demokratik evropian, siç është shteti ynë në shekullin 21,  theksoi kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, i cili sot u përgjigj në pyetjen e deputetëve të parashtruara nga deputeti, Blerim Bexheti nga Fronti Evropian. 

Kryeministri Mickoski theksoi se kjo Qeveri, në të cilën është koalicioni "Maqedonia Jote" e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, koalicioni VLEN, partia politike ZNAM kujdesen për sigurinë e të gjithë territorit, si dhe për të gjithë qytetarët pa dallim asaj nëse janë pjesë e jetës politike ose jo, si dhe pa dallim të përkatësisë etnike dhe fetare. 

"Detyra jonë kryesore është ta sigurojmë funksionimin e sistemit, diçka që për fat të keq nuk ishte normale për Qeverinë e kaluar dhe të sigurojmë të drejtën e garantuar me Kushtetutë në të gjithë territorin, për të gjithë qytetarët e gjithë territorit të Maqedonisë", u përgjigj kryeministri Mickoski. 

Ai theksoi se qëllimi i kësaj Qeverie është të kthehen të rinjtë, por edhe të gjithë ata që janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre edhe nga rajoni i Kërçovës, Strumicës, Shtipit, si dhe të realizohet ajo që u është premtuar qytetarëve në zgjedhje, dhe jo vetëm për disa, siç është bërë më parë.

Deputeti Bexheti tha se nuk është i kënaqur nga përgjigja, pasi ka pritur të dëgjojë përgjigje për nëse do të tërhiqet iniciativa e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Gjuhët. Ai vuri në dukje se është temë e nxehtë dhe siç tha "me këtë kuptoj që ju si VMRO DPMNE nuk keni ndërmend ta tërhiqni iniciativën para Gjykatës Kushtetuese”. 

 Pyetja e tretë e deputeti Bexheti i ishte drejtuar ministrit të Administratës Publike, Goran Minçev, për mjetin balancues, i cili u hoq gjatë këtij viti, me çfarë sipas deputetit, përmbushet drejtësia në punësimin e shqiptarëve.

Ministri i Administratës Publike, Minçev në përgjigjen e tij theksoi se absolutisht e kupton deputetin Bexheti, pse e hap këtë temë, sepse siç tha partia e tij politike BDI ka rënie të lirë të rejtingut. Minçevi theksoi se kjo vegël në vitet e kaluara  është keqpërdorur, ndërsa theksoi edhe shembuj konkretë. Ai vuri në dukje se balancuesi është një vegël digjitale, që është vendosur në vitin 2015, si prodhim i Marrëveshjes së Ohrit, dhe ishte në funksion deri në vitin 2024, ndërsa me vendim të Gjykatës Kushtetuese ose me ngrirjen e njërës nga dispozitat për Ligjin Për të Punësuar në Sektorin Publik kjo vegël është ndërprerë.

"Më dëgjoni mirë, Fatmir është emër i mirë maqedonas, Ismet është emër i mirë maqedonas, Angel është emër i mirë shqiptar, Stojan është emër i mirë turk, Zoran është emër i mirë boshnjak. Këto janë shembuj eklantl, me fakte, për abuzim me balancuesin. Por, gjithashtu është keqpërdorur edhe përqindja, e cila ka qenë në kuadër të kësaj vegle digjitale të përfaqësimit etnik të bashkësive të caktuara etnike dhe këtë e kemi korrigjuar ne si ministri dhe unë si ministër", tha Minçevi.

 Ai në përgjigjen e tij theksoi se po punohet për zgjidhje të re ligjore, ndërsa për të po punon një grup ekspertësh, i cili pas përgatitjes së tij do t'u dorëzohet të gjithë aktorëve politikë në vend. Minçevi theksoi se Ligji i ri duhet të ekzistojë në afat të gjatë dhe të mos bëhen më keqpërdorime. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR