Gjykatësit e porsazgjedhur të Gjykatës së Apelit Gostivar, Hamzai dhe Azari dhanë deklaratë solemne
- Në hapësirat e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjykatësit e porsazgjedhur të Gjykatës së Apelit Gostivar, Jetmir Hamzai dhe Abdulla Azari, sot dhanë deklaratë solemne.
- Post By Fitore Curri
- 13:11, 26 dhjetor, 2024
Shkup, 26 dhjetor 2024 (MIA) - Në hapësirat e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjykatësit e porsazgjedhur të Gjykatës së Apelit Gostivar, Jetmir Hamzai dhe Abdulla Azari, sot dhanë deklaratë solemne.
Para zëvendëskryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, gjykatësit e konfirmuan përkushtimin e tyre ndaj drejtësisë dhe ligjit në rolin e tyre të ri.
Hamzai dhe Azari ishin zgjedhur në këtë pozitë në mbledhjen e 504-t të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur më 6 nëntor 2024. Hamzai ishte renditur i pari në listën e kandidatëve, ndërsa menjëherë pas tij, si i renditur i dytë ishte Azari. Që të dy e fituan shumicën e nevojshme të votave nga Këshilli Gjyqësor, me 13 vota “për”. fc/
Fotografia: MIA