Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në rrugën Tetovë - Kodër të Diellit, janë hequr ndalesat për vendkalimin malor Gjavato dhe në rrugën Gostivar - Mavrovë - Dibër
- Nga LAMM informuan se ndalesë për komunikacion të automjeteve të rënda transportuese ka në aksin rrugor Tetovë – Kodër të Diellit. Janë hequr ndalesat për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese në vendkalimin Gjavato dhe në aksin rrugor Gostivar - Mavrovë - Dibër dhe anasjelltas.
- Post By Fami Bajrami
- 13:30, 26 dhjetor, 2024
Shkup, 26 dhjetor 2024 (MIA) - Nga LAMM informuan se ndalesë për komunikacion të automjeteve të rënda transportuese ka në aksin rrugor Tetovë – Kodër të Diellit. Janë hequr ndalesat për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese në vendkalimin Gjavato dhe në aksin rrugor Gostivar - Mavrovë - Dibër dhe anasjelltas.
Aksi rrugor nga Kriva Pallanka për në VK Cërcoria e Madhe - Golesh, në rreth 600 metra para VK, më saktësisht nga varrezat e fshatit Cërcoria e Madhe, rruga është e pakalueshme për shkak të reshjeve të borës.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa, në disa vende me mbetje të borës në rrugë, pas ndërhyrjes së ekipeve kujdestare. Borë e lehtë, që nuk qëndron në rrugë po bie në Resnjë, në rrugën Resnjë-Krushevë dhe në vendkalimet malore Gjavato dhe Pletvar.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçev. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s