Policia Financiare po kryen aksion për arrestimin e një personi në lidhje me rastin "Lotaria Shtetërore"
- Drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, Sllobodan Ivanovski, për MIA-n ka konfirmuar se Policia Financiare zbaton aksion për arrestimin e një personi lidhur me rastin e "Lotarisë Shtetërore", i cili duhet të dërgohet në prokurori.
- Post By Fami Bajrami
- 14:46, 26 dhjetor, 2024
Shkup, 26 dhjetor 2024 (MIA) - Drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, Sllobodan Ivanovski, për MIA-n ka konfirmuar se Policia Financiare zbaton aksion për arrestimin e një personi lidhur me rastin e "Lotarisë Shtetërore", i cili duhet të dërgohet në prokurori.
Në pyetjen se nëse ka njohuri në lidhje me deklaratën e ministres së Financave, Gordana Dimitrieska Koçovska, e cila në seancën e sotme parlamentare tha se për shkak të keqpërdorimit të buxhetit një person është arrestuar, Ivanovski është përgjigjur pozitivisht.
"Po, është e saktë, Policia Financiare ka arrestuar një person lidhur me rastin e "Lotarisë Shtetërore". Të presim që ta dërgojnë në prokurori pastaj do të ndajmë më shumë informacione", tha drejtori.
MIA është drejtuar edhe deri tek Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike, nga ku kanë potencuar se do t'i kontrollojnë pretendimet dhe më pas do të informojnë.
Mes të dyshuarve për rastin me Lotarinë Shtetërore janë edhe ish-zëvendëskryeministri, Artan Grubi dhe ish-drejtori i Lotarisë, Përparim Bajrami, të cilët janë në arrati.
Për dy nga të dyshuarit e rastit ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer vepër penale në cilësinë e bashkëkryerësve – Përvetësim në shërbim, ndërsa për katër persona të tjerë ka filluar procedura për vepër penale – Keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar. rq/
Foto: Arkivi i MIA-s