• e diel, 25 gusht 2024

QMK: Janë shuar nëntë zjarre, nën kontroll zjarri mbi fshatin Virovë të Demir Hisarit

QMK: Janë shuar nëntë zjarre, nën kontroll zjarri mbi fshatin Virovë të Demir Hisarit

Shkup, 23 gusht 2024 (MIA) - Në 24 orët e fundit në territorin e mbarë vendit kanë rënë gjithsej 10 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilave nën kontroll është vënë një vatër zjarri, ndërsa janë shuar nëntë, njoftuan sot nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). 

Nën kontroll është vënë zjarri në Komunën e Demir Hisarit, afër malit Plaken mbi fshatin Virovë. Në zjarrin, siç thekson QMK-ja është përfshi bimësi e ulët dhe bar i thatë.

Janë shuar zjarret në Komunën e Radovishit, tek vendi i quajtur çezma e Rudinës, në Komunën Gradsko, në fshatin Vranovc i Poshtëm, në Komunën e Strugës, në fshatin Novo Sellë dhe Tatesh dhe në fshatin Oktisi - Bellica e Poshtme. Janë shuar zjarret në Komunën e Tetovës, tek stadiumi i ri, në Komunën e Gostivarit, në vendbanimin Mlaki dhe në Komunën Vrapçishtë në fshatin Gradec. 

Nga rajoni i Shkupit janë shuar zjarret në Komunën e Studeniçanit, në fshatin Pagarushë dhe Komunën e Çairit, në rrugën "Serava" ku janë djegur mbeturina. qa/

Foto: arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR