• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MASH pranon dy nga tre kërkesat e US të USHCM-së, për shujtën e studentëve deri më 5 shtator do të mund të aplikojnë edhe brucoshët

MASH pranon dy nga tre kërkesat e US të USHCM-së, për shujtën e studentëve deri më 5 shtator do të mund të aplikojnë edhe brucoshët

Shkup, 24 gusht 2024 (MIA)- Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) u është përgjigjur pozitivisht dy prej tri kërkesave që Kuvendi i studentëve të Universitetit të Shkupit ia ka parashtruar dy ditë më parë. Ministrja Vesna Janevska tha sot se ato janë zgjidhur “shprehimisht brenda një dite”, ndërsa për të tretën duhet edhe pak kohë.

Në kërkesën e Unionit të studentëve të USHCM-së që të vazhdohet afati për aplikim për shujtën e studentëve edhe pas 5 shtatorit në mënyrë që të aplikojnë edhe studentët brucoshë, gjegjësisht të mos konkurrojnë për këtë të drejtë një muaj më vonë, Janevska tha se studentët të cilët regjistrohen në vitin e parë do të mund të aplikojnë edhe brenda afatit të caktuar nga thirrja më 5 shtator.

"Ftoj të gjithë studentët e vitit të parë që shpresojnë të fitojnë statusin e studentit të përfitojnë nga kjo thirrje dhe të konkurrojnë. Filtrimin do ta bëjmë më 20 shtator dhe të gjithë ata që do të kenë statusin e studentit të rregullt do të marrin shujtë studentore", tha Janevska pas vizitës në SHF "Luben Lape" në Aerodrom.

Është plotësuar edhe kërkesa e studentëve që ata që kanë përfunduar tre vjet studime deridiplomike të kenë të drejtë aplikimi për bursa për ciklin e dytë të studimeve.

"Ne këtë e zgjidhim menjëherë dhe me këtë e heqim diskriminimin që ata kishin në raport me studentët tjerë", ka thënë Janevska.

Për kërkesën e US të USHCM për miratimin e Ligjit për standardet rinore që të paraqitet propozim iniciativë për miratimin e ligjit tashmë të planifikuar, ministrja u përgjigj se do të duhet të presin një periudhë të caktuar.

"Pasi duhet edhe ne ta rishqyrtojmë, ta harmonizojmë me të dhe shpresoj se së shpejti edhe me këtë të përfundojmë", shton ministrja.

Lidhur me shujtën e subvencionuar të studentëve, për të cilin aplikimi elektronik është në proces nga 15 gushti deri më 5 shtator dhe nëse do të ketë rritje ditore prej 140 denarë nga ky vit akademik, Janevska u përgjigj se buxheti për vitin e ardhshëm do të parashikojë një rritje të shumës.

"Për momentin nuk mund me siguri të them se sa do të jetë, por në vitin e ardhshëm sigurisht që studentët do të kenë shujtë të shtuar studentore", tha Janevska.

Në lidhje me rishikimin e punës së fakulteteve (shtetërore dhe private) ku në fazën e formimit është organ i posaçëm qeveritar për të cilin është kompetent MASH-i, ministri theksoi se të gjitha institucionet e arsimit të lartë do të duhet të pësojnë ndryshime në organizimin e punës së tyre të përgjithshme, përfshirë edhe programet studimore.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR