• e diel, 25 gusht 2024

Pas 15 viteve sërish dëgjohet ezani nga xhamia e vjetër në fshatin Kosovrast i Poshtëm

Pas 15 viteve sërish dëgjohet ezani nga xhamia e vjetër në fshatin Kosovrast i Poshtëm

Dibër, 24 gusht 2024 (MIA) - Në fshatin e Dibrës Kosovrast i Poshtëm, pas 15 viteve, prej para ca kohësh sërish dëgjihet ezani nga xhamia e vjetër, pasi që ishte rinovuar tërësisht, me angazhim të këshillit të xhamisë dhe falë mbështetjes financiare nga një mërgimtar nga ky fshat.

"Pas njëd ekade e gjysmë xhamia sërish është në funksion, në kënaqësi të madhe të banorëve. Është rinovuar me sukses dhe ajo sërish mori shkëlqim dhe bukuri, falë bashkëfshatarit tonë Remzit Ravmanovski, i cili punon dhe jeton në Slloveni, ku ka biznes të vetin. Gjithsesi në aktivitete ndihmuan edhe banorët. Dëshiroj Allahu t'i shpërblejë të gjithë ata që ndihmuan në rinovimin e xhamisë sonë", tha për MIA-n Orhan Ramadanovski përgjegjës i këshillit të xhamisë.

Tani këtu çdo ditë mbahen lutje, si dhe ligjerata fetare nga ana e imamëve.

Objekti është ndërtuar në vitin 1929, ndërsa për herë të aprë ishte rinovuar në vitin 1976. Fshati me rreth 1600 banorë ka edhe xhami të re, por, siç thonë, janë posaçërisht të lidhur emocionalisht me xhaminë e vjetër. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR