• e enjte, 09 prill 2026

Publikohet Deklarata e përbashkët për Dialogun Strategjik midis Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Publikohet Deklarata e përbashkët për Dialogun Strategjik midis Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shkup, 8 prill 2026 (MIA) - Qeveritë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot lëshuan një Deklaratë të Përbashkët pas mbajtjes së sesionit të dytë të Dialogut Strategjik në Uashington, të udhëhequr nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe Zëvendës Sekretari i Shtetit Kristofer Landau. Deklarata e Përbashkët është e disponueshme në ueb faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, me deklaratën e përbashkët riafirmohet angazhimi i përbashkët për të thelluar më tej partneritetin strategjik dhe për të promovuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin ekonomik.

Në deklaratën theksohet se bashkëpunimi i forcuar në fusha kyçe, përfshirë energjetikën dhe ekonominë, mbrojtjen dhe sigurinë brenda NATO-s, si dhe rezistencën kibernetike dhe dixhitale. Theks i veçantë i vihet diversifikimit energjetik dhe rritjes së sigurisë së furnizimit me gaz natyror, si dhe përmirësimit të klimës së investimeve dhe marrëdhënieve tregtare.

"Të dy vendet konfirmojnë angazhimin e tyre të përbashkët për forcimin e kapaciteteve dhe kontributit mbrojtës brenda NATO-s, si dhe për mbështetjen e Ukrainës. Në të njëjtën kohë, parashikohen aktivitete specifike për të përmirësuar sigurinë kibernetike, përmes ndihmës teknike, vlerësimit të infrastrukturës kritike dhe forcimit të kapaciteteve institucionale", kumtoi Ministria.

Në fushën e sigurisë, në Deklaratën e Përbashkët theksohet edhe intensifikimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit transnacional, migracionit të paligjshëm dhe forcimit të sigurisë kufitare, me mbështetje konkrete financiare dhe teknike për institucionet.

Shtesë, në kuadër të dialogut, u ra dakord për iniciativa për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, si dhe për promovimin e lëvizshmërisë së qytetarëve përmes anëtarësimit në programet e udhëtarëve të besuar.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë theksojnë se Dialogu Strategjik përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në forcimin e lidhjeve transatlantike dhe konfirmon rolin e Maqedonisë së Veriut si një aleat dhe partner i besueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR