• e enjte, 09 prill 2026

Mexhiti: Mbi 40 familje përfitojnë nga projekti i ri i ujësjellësit në Gazi Babë

Mexhiti: Mbi 40 familje përfitojnë nga projekti i ri i ujësjellësit në Gazi Babë

Shkup, 8 prill 2026 (MIA) - Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njofton për avancimin e punimeve në rrugën “Avram Pisevski” në Gazi Babë, ku aktualisht po realizohet kyçja e zonës në rrjetin e ujësjellësit.

Me këtë investim, siç informojnë nga shërbimi për shtyp i komunës, sigurohet furnizim i qëndrueshëm me ujë dhe përmirësohen kushtet e jetesës për banorët e kësaj zone.

“Po e lidhim këtë zonë me rrjetin e ujësjellësit, duke sjellë ndryshim konkret për mbi 40 amvisëri. Ky është investim që ndihet në çdo shtëpi. Pas kësaj faze, do të vijojë asfaltimi i plotë i rrugës, duke krijuar infrastrukturë moderne dhe lëvizje më të lehtë për qytetarët,” u shpreh Mexhiti.

Nga komuna Çair kumtojnë se ky projekt realizohet në disa faza, duke filluar me infrastrukturën bazë dhe duke vijuar me rregullimin e plotë të rrugës, në funksion të përmirësimit të përditshmërisë së qytetarëve. ls/

Foto: Komuna Çair

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR