• e diel, 25 gusht 2024

Mickoski konsideron se LSDM kërkon dorëheqjen e Toshkovskit për shkak të frikës nga përgjegjësia

Mickoski konsideron se LSDM kërkon dorëheqjen e Toshkovskit për shkak të frikës nga përgjegjësia

Shkup, 24 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski, konsideron se LSDM kërkon dorëheqje nga minsitri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, për shkak të faktit se, siç tha, "ata janë të frikësuar nga Toshkovski" sepse shohin se tani secili është përgjegjës para ligjit.

"Unë e kuptoj LSDM-në, nuk mund t'i arsyetoj, por i kuptoj. Përse i kuptoj ndërkaq që nuk mund t'i arsyetoj, për një shkak të vetëm se janë të frikësuar nga Toshkovski, sepse shohin se tashmë nuk ka qytetarë të mbrojtur, elita politike, por, secili është përgjegjës para ligjit dhe ata tashmë marrin informata për atë se çka do të ndodhë këtë vjeshtë, dhe janë të frikësuar nga Toshkovski dhe ka arsye për t'u frikësuar", tha ai.

Ministri Toshkovski, siç tha kryeministri, jo vetëm që e kryen punën në mënyrë profesionale, por e inkurajon të vazhdojë në atë drejtim.

"Sepse të gjitha këto raste të cilat janë zgjidhur menjëherë së bashku me bashkëpunëtorët e tij. deri më tani, në të kaluarën ishte e paparamendueshme sepse jo shumë kohë më parë, e mbani mend se si narko-dilerë botërorë merrnin pasaporta, shtetësi, se si nëpunës policorë "ngjiteshin" me merimangën, se si dëgjoheshin njerëz, maltretoheshin, hynin nëpër shtëpi me persona të uniformuar policorë, rriheshin qytetarë etj, tnai kjo nuk ndodhë më, ndërkaq problemet po zgjidhen, kryesit e akteve krimenle janë nxjerrë para drejtësisë dhe prandaj LSDM dhe BDI frikësohen nga Toshkovski dhe kanë arsye për t'u frikësuar", theksoi kryeministri.

Rreth aksionit të djeshëm policor në fshatin Gajre të Tetovës ku u qëllua person i i dyshuar për vrasje dhe i kërkuar me fletë-arrest, kryeminsitri Mickoski u përgjigj se drejtësia duhet të vlejë prë secilin.

"Personi i cili ishte i kërkuar me fletë-arrest për shkak të shumë veprave penale, mes të cilave dhe vrasje, ofroi rezistencë ndaj pjesëtarëve të MPB-së, ka këmbim zjarri, dhe në atë këmbim zjarri është qëlluar dhe gjatë transportit në spital iu është nënshtruar plagëve. Kështu që, drejtësia duhet të vlejë për secilin dhe duhet të ketë në tërë territorin dhe këtë duhet ta dinë të gjithë", tha Mickoski pas vizitës në Ndërmarrjen publike për rrugë shtetërore.

Shtoi se, siç tha, po hyjnë në betejë të ashpër me krimin në çdo vend.

Pa dallim nëse ai është në politikë, nëse është në rrugë, ne duhet ta çlirojmë Maqedoninë nga krimi, nëse dëshirojmë të jemi, në të kundërtën, do të jemi lëndë diskutimi dhe do të jemi shtet në të cilin, për fat të keq, siç ndodhë zakonisht çdokund në botë, të ketë mafie në ndonjë shtet, tek ne mafia e sundon shtetin, këtë nuk do ta lejojmë derisa unë e udhëhqei këtë qeveri, do të luftojmë ashpër dhe do të fitojmë, potencoi kryeminsitri. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR