• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Janevska: Nxënësit do t'i kenë librat që në ditën e parë të shkollës

Janevska: Nxënësit do t'i kenë librat që në ditën e parë të shkollës

Shkup, 24 gusht 2024 (MIA) - Në ditën e parë të mësimit, të hënën e ardhshme, nxënësit do të kenë tekstet shkollore. Në këtë mënyrë ndërpresim praktikën e keqe të disa ministrave nga e kaluara të cilët as nuk janë përkujdesur për dorëzimin në kohë dhe as që të ketë tekste shkollore, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Ajo përsëriti se tekste për gjuhët e huaja nuk do të ketë dhe ligjërisht nuk mundet, tha ajo, “as ta ndërpresë tenderin që është nisur për to, as të kërkojë një të ri derisa nuk përfundon procedura ligjore”.

Lidhur me arsimin e mesëm, ajo tha se për gjimnazet janë siguruar libra - aq sa kanë kërkuar për vitin, aq u dorëzohet atyre. Shpërndarja vazhdon dhe pritet të përfundojë të dielën.

"Për gjimnazet do të ketë libra, edhe për gjuhët e huaja. Për shkollat e mesme profesionale për herë të parë shtypim mbi 164 tituj që nxënësit nuk i kanë pasur kurrë. Dhe vazhdojmë me miratimin e teksteve të tjera, pasi të përfundojë procedura e miratimit, do të vazhdojmë me shtypjen dhe dorëzimin e tyre gjatë vitit", tha Janevska pas vizitës në SHF "Luben Lape" në komunën e Aerodromit.

Për shkollat ​​në të cilat ka kushte për mësim me një turne, analiza e deritanishme ka përfshirë 142. Në 124 mësim në një ndërrim do të ketë këtë vit shkollor, disa nga ato shkolla edhe më parë kanë punuar me një ndërrim.

"Vitin e ardhshëm pres që të fillojnë komuna të tëra, siç është Kavadari dhe me investime nga komuna, natyrisht edhe nga MASH-i, poashtu në të gjitha shkollat ​​e Kavadarit. Me kalimin e kohës ky numër do të rritet gjithnjë e më shumë", ka thënë ministrja.

Sa i përket analizës së kushteve hapësinore në shkolla dhe transferimit të një numri të vogël të nxënësve nga shkollat ​​rajonale në ato qendrore, tha se tashmë është bërë optimizimi në dhjetë komuna dhe fëmijët janë transferuar në shkollat ​​qendrore, siç tha ajo, pa pasur pasojë për stafin dhe është në rrjedhë analiza e optimizimit në 20 komuna të tjera. Filloi me komunat ku duhen optimizuar më pak shkolla, por në disa, si Aerodrom për shembull, nuk mund të bëhet optimizimi, por duhet të ndërtohen shkolla.

Foto: MASH

QËNDRONI TË LIDHUR