• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Qeveria ngarkoi Ministrinë e Punëve të Brendshme të dorëzojë informacion të plotë për rastin e gazetarit Furkan Saliu

Qeveria ngarkoi Ministrinë e Punëve të Brendshme të dorëzojë informacion të plotë për rastin e gazetarit Furkan Saliu

 Shkup, 16 prill 2024 (MIA)   - Qeveria në propozim të kryeministrit   Talat Xhaferi, ka ngarkuar Ministrinë e Punëve të Brendshme, që të dorëzojë informacion  të plotë lidhur me ngjarjet në lidhje me gazetarin Furkan Saliu, sipas kërkesës së Këshillit të Evropës për të dhënë përgjigje për këtë rast, kumtoi pres shërbimi qeveritar

MPB më 11 prill  ka parashtruar kallëzim penal kundër gazetarit dhe redaktor i Portalit  X Furkan Saliu. Saliu dhe një person tjetër dyshohen për pengim të një personi zyrtar në kryerjen e një veprimi zyrtar. 

 Saliu, së bashku me dy persona të tjerë, u arrestua më 7 prill gjatë një ndeshje futbolli ndërmjet KF “BVK Konjare” dhe KF “Kumanovo” në Konjare të mesme për sulm ndaj pjesëtarëve të Njësisë së Shpërndarjes së Shpejtë, ndërsa ata ndërhynë para përfundimit të ndeshjes për të parandaluar përleshje të publikut të shtëpisë me lojëtarët mysafirë. Më pas MPB-ja bëri të ditur se gjatë kontrollit në automjetin e gazetarit, të cilin në atë moment e drejtonte një person tjetër, është gjetur një armë.

Pas bisedës në stacionin policor të Gazi Babës, Saliu u la i lirë të njëjtën mbrëmje.  

Për arrestimin e Saliut reaguan shoqatat dhe sindikatat e gazetarëve dhe Këshilli i Evropës.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR