• e enjte, 25 korrik 2024

Presidentja Siljanovska - Davkova e priti ambasadoren norvegjeze Kristin Melsom

Presidentja Siljanovska - Davkova e priti ambasadoren norvegjeze Kristin Melsom

Shkup, 23 korrik 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska - Davkova sot e ka pritur ambasadoren e Mbretërisë së Norvegjisë, Kristin Melsom.

Siç informoi Kabineti i Siljanovskës-Davkova, në takim janë shkëmbyer opinionet për marrëdhëniet dypalëshe, që, në tre dekadat e fundit, bazohen në miqësinë tradicionale dhe partneritetin konstruktiv. Në këtë drejtim janë riafirmuar përkushtimi për kultivim të mëtutjeshëm të vlerave të përbashkëta, dinamizimin dhe avancimin e dialogut politik dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët.       

Presidentja Siljanovskës-Davkova, ka shprehur kënaqësi nga mbështetja e vazhdueshme dhe konkrete norvegjeze në zhvillimin e kapaciteteve tona dhe realizimin e prioriteteve dhe qëllimeve të jashtme politike. Në këtë drejtim ka theksuar se integrimi në strukturat euroatantike dhe anëtarësimin në BE janë paraskusht për zhvillim afatgjatë dhe të qëndrueshëm në rajon. mb/

Foto: Kabineti i presidentes

 

QËNDRONI TË LIDHUR