• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kriteret për punësimin e specializantëve temë e takimit me ministrin e Shëndetësisë Taravari

Kriteret për punësimin e specializantëve temë e takimit me ministrin e Shëndetësisë Taravari

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Kriteret për punësimin e specializantëve privatë ishin në fokus të takimit të sotëm të ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, me Shoqatën e mjekëve specializantë.

Siç informoi Aleksandra Gjorgjieva, kryetare e Shoqatës së Mjekëve Specializantë, në deklaratë për MIA-n pas takimit të sotëm me ministrin Taravari, kanë diskutuar për disa kritere.

"Ajo që ishte thelbësore, biseduam me ministrin për kriteret e punësimit që do të përfshinin mesataren, vitin e specializimit, vendbanimin e specialistit dhe llojin e specializimit sipas nevojave të institucioneve shëndetësore publike. Shpresojmë për një zbatim të shpejtë, tha Gjorgjieva.

Sipas saj, takimi ka qenë produktiv dhe në një atmosferë pozitive.

"Takimi që sapo patëm me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari, ishte produktiv dhe në një atmosferë pozitive. Në takim, ministri shpjegoi se gjatë këtij viti janë siguruar 300 pëlqime për punësim dhe përveç kësaj do të sigurohen edhe 300 pëlqime të tjera gjatë vitit të ardhshëm 2025. Duke qenë se numri total i specialistëve privatë është rreth 600, kjo masë do të përfshinte punësimin aktiv të të gjithë kolegëve të specializimit privat, sqaroi ajo, duke theksuar se si Shoqatë e konsiderojnë këtë një hap monumental.

Shtoi se janë marrë vesh për hapat e mëtejshëm, kur kolegët do të dorëzojnë të dhënat personale në Ministrinë e Shëndetësisë, për të krijuar një regjistër dhe një punësim të planifikuar më mirë gjatë muajit shtator. ls/

Foto: Arkiv 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR