• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Taravari: Ka mjete për zgjerim të listës pozitive me nëntë ilaçe të reja

Taravari: Ka mjete për zgjerim të listës pozitive me nëntë ilaçe të reja

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari deklaroi sot se ka mjete që të zgjerohet lista pozitive me nëntë ilaçe të reja, vetëm pritet të zgjidhet Bordi i ri Drejtues i Fondit për Sigurim Shëndetësor.

"Ka edhe para, nuk ka kurrfarë problemi, vetëm presim që të zgjidhet Bordi i ri i Drejtues. Domethënë, Bordi Drejtues ende nuk është kompletuar. Përndryshe, nga ana jonë është dërguar para dy javëve me leje nga Fondi. Sapo të ketë mbledhje të parë Bordi Drejtues i Fondit listën pozitive do ta promovojmë bashkë me drejtorin e Fondit të Shëndetësisë", deklaroi Taravari në pyetjet e gazetarëve pas vizitës në Klinikën e fëmijëve. 

Sipas Taravarit, nuk janë kontestuese nëntë ilaçet, ato janë pranuar dhe se nuk do të ketë ndonjë implikim të madh financiar, duke përsëritur se pas 14 ose 15 vjetëve do të zgjerohet lista pozitive dhe se deri në fund të vitit ndoshta do të ketë plotësim prej disa ilaçeve.

Dje drejtori i FSSH-së, Sasho Klekovski deklaroi se pret që për dhjetëra ditë të dihet nëse do të ketë zgjerim të listës pozitive me nëntë ilaçe të reja, sepse për momentin nuk është çështje nëse ka ose nuk ka para për nëntë ilaçe. 

"Ne bëjmë analizë të plotë. Pra, kemi 15 ditë që jemi në funksion. Ajo që theksoi ministri i Financave është se ka shumë vrima në buxhet të cilat ende jemi duke i rregulluar", deklaroi Klekovski. Sipas tij, për momentin po bëhet vlerësim i vrimave në disa zona, në mënyrë që bashkë me ribalancimin, me fondet e reja, të vlerësohet se cilat nevoja shëndetësore mund të plotësohen deri në fund të vitit. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR