Takim Murtezani - Telatin, temë boshte projekti për mbështetjen e vendit në rrugën drejt BE-së
- Ministri për Çështje evropiane, Orhan Murtezani sot mbajti takim me Mikela Telatin, drejtore në Zyrën e Kombeve të Bashkuara për shërbime projektuese – UNOPS.
- Post By Fami Bajrami
- 11:55, 25 korrik, 2024
Shkup, 25 korrik 2024 (MIA)- Ministri për Çështje evropiane, Orhan Murtezani sot mbajti takim me Mikela Telatin, drejtore në Zyrën e Kombeve të Bashkuara për shërbime projektuese – UNOPS.
Në takim u diskutua për projektin “Mbështetje për Maqedoninë e Veriut për inkuadrim në BE”, financuar nga Agjencia suedeze për Bashkëpunim ndërkombëtar zhvillimor (SIDA), implementuar nga UNOPS Shkup. Qëllimi kryesor i projektit është procesi efikas dhe efektiv i aderimit të vendit në Bashkimin Evropian, duke dhënë ndihmë të drejtpërdrejtë në përgatitjen e versionit nacional të acquis, përmirësimin e platformës së NPAA-s, ndihmës teknike për harmonizimin e legjislacionit me të drejtën e BE-së dhe përforcimin e kapaciteteve administrative me angazhimin e ekspertëve nacional dhe ndërkombëtarë për MÇE-në dhe institucionet e tjera (MMJPH, MM, MD, MASH, Kuvendi dhe të tjera).
Murtezani falënderoi për mbështetjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Zyrës së UNOPS-it në Shkup, për përforcimin e kapaciteteve të Ministrisë për Çështje Evropiane (MÇE) në kontekst të procesit të integrimeve evropian dhe kërkesave që dalin nga ajo. Ai theksoi se projekti dhe ndihma financiare është e rëndësisë vendimtare për arritjen e qëllimeve të agjendës reformuese në rrugën tonë evropiane.
Telatin dhe Murtezani ranë dakord se partneriteti mes MÇE-së dhe UNOPS-it është shembull i shkëlqyer i përkushtimit, komunikimit të ngushtë dhe bashkëpunimit gjatë implementimit të projekteve të rëndësisë së veçantë për të ardhmen evropiane të vendit dhe të rajonit.
Foto: MÇE