• e martë, 24 dhjetor 2024

UNOPS mbështet Maqedoninë e Veriut në luftën kundër korrupsionit

UNOPS mbështet Maqedoninë e Veriut në luftën kundër korrupsionit

Shkup, 8 nëntor 2024 (MIA)- Zëvendëskryeministri përgjegjës për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, sot ka takuar kreun e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Asistencë të projekteve (UNOPS) me seli në Bruksel, Mariacarmen Colitti me të cilën pati një bisedë shumë produktive.

Në takim, siç theksohet në kumtesë, është konfirmuar gatishmëria e UNOPS-it për të ofruar mbështetje të përhershme për Maqedoninë e Veriut në procesin e integrimeve evropiane.

“Të dyja palët ranë dakord se fokusi i bashkëpunimit të ardhshëm duhet të jetë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në kumtesën e kabinetit të zëvendëskryeministrit Fetai.

 

QËNDRONI TË LIDHUR