• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski do të marrë pjesë në shënimin e 102- vjetorit të formimit të Odës ekonomike

Mickoski do të marrë pjesë në shënimin e 102- vjetorit të formimit të Odës ekonomike

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në shënimin e 102 vjetorit të Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut ku do të ndahen disa çmime.

Siç informojnë nga Oda ekonomike, çmimet do të ndahen në tri kategori, përkatësisht çmim për aktivitet afatgjatë të Odës, çmim për vendosjen e teknologjive të avancuara, digjitalizim dhe agjendë të gjelbër, si dhe çmim për ndërtimin e partneriteteve, forcimin e marrëdhënieve të përbashkëta në ndërtimin e një ekonomie prosperuese të Maqedonisë.

Fjalim do të ketë fjalë edhe kryetari i Odës ekonomike, Branko Azeski i cili do t'i ndajë çmimet.

 

QËNDRONI TË LIDHUR