• e enjte, 03 tetor 2024

Presidenti i Turqisë, Erdogani, javën e ardhshme do të vizitojë Shqipërinë dhe Serbinë

Presidenti i Turqisë, Erdogani, javën e ardhshme do të vizitojë Shqipërinë dhe Serbinë

 Tiranë, 2 tetor 2024 (MIA) - Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, javën e ardhshme do të vizitojë Shqipërinë dhe Serbinë.

"Destinacioni i parë i presidentit Erdogan do të jetë Tirana, ku do të mbërrijë më 10 tetor, ndërsa më 11 tetor planifikon të vizitojë kryeqytetin e Serbisë, Beogradin. Nuk ka ende detaje për agjendën e presidentit turk për vizitën zyrtare në Tiranë dhe as për takimet që do të zhvillojë, raportojnë mediat shqiptare.

 Vizita e fundit e Erdoganit në Shqipëri, i cili është një mik i madh i kryeministrit shqiptar Edi Rama, ishte në janar të vitit 2022.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR