Polonia e ndërmerr kryesimin me BE-në: Prioritet kryesor multidimensionalizimi i sigurisë në shtatë sfera
- Pas Hungarisë, e cila gjatë kryesimit të saj me BE-në, tentoi "ta bëjë Evropën sërish të madhe", prej sot Polonia ka për qëllim të punojë në atë që Evropë të jetë më e sigurtë. Pikërisht me moton "Siguri, Evropë!", Varshava gjatë kryesimit të saj gjashtëmujor me Këshillin e Evropës planifikon t'i përkushtohet shtatë dimensioneve të konceptit për siguri më të madhe të Unionit. Multidimensionalizmi në të cilin planifikon të punojë Polonia, do të orientohet ndaj përforcimit të sigurisë së jashtme, të brendshme, kibernetike, ekonomike, energjetike, ushqimore dhe shëndetësore të BE-së dhe qytetarëve të saj.
- Post By Besnik Shuki
- 13:06, 1 janar, 2025
Bruksel, 1 janar 2024 (MIA) - Pas Hungarisë, e cila gjatë kryesimit të saj me BE-në, tentoi "ta bëjë Evropën sërish të madhe", prej sot Polonia ka për qëllim të punojë në atë që Evropë të jetë më e sigurtë. Pikërisht me moton "Siguri, Evropë!", Varshava gjatë kryesimit të saj gjashtëmujor me Këshillin e Evropës planifikon t'i përkushtohet shtatë dimensioneve të konceptit për siguri më të madhe të Unionit. Multidimensionalizmi në të cilin planifikon të punojë Polonia, do të orientohet ndaj përforcimit të sigurisë së jashtme, të brendshme, kibernetike, ekonomike, energjetike, ushqimore dhe shëndetësore të BE-së dhe qytetarëve të saj.
Gjatë prezantimit të prioriteteve të kryesimit të Polonisë, kryeministri Donald Tusk, i cili ishte kryetar i Këshillit Evropian nga viti 2014 deri vitin 2019, deklaroi se Varshava do të punojë në këto shtatë sfera të sigurisë në kushte të periudhës së sfidave të BE-së, të lidhura me krizat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme dhe ngjarjet në Gjeorgji.
Prej aty Varshava do të përqëndrohet në rritjen maksimale të përkrahjes për Ukrainën, mbajtjen e politikave aktuale të BE-së ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë dhe përforcimin e sigurisë dhe rezistencës së BE-së dhe partnerëve të tij.
Shefi i diplomacisë polake, Radosllav Shikorski, i cili tani për tani është vetmi ministër i Punëve të Jashtme i ndonjë vendi evropian, i cili për herë të dytë kryeson me Këshillin e BE-së pas kryesimit në gjysmën e parë të vitit 2011, vlerësoi se ky kryesim polak do të zhvillohet në ambient shumë të ndërlikuar, i cili karakterizohet me luftë në Ukrainë, tensione në rritje gjeopolitike, posaçërisht në Lindjen e Mesme, kërcënime të rritura hibride dhe përhapje të dezinformatave.
Polonia njofton se e ndërmerr kryesimin me Këshillin e BE-së në kohë të pasigurisë dhe shqetësimeve, kur Evropa po lufton me pasoja nga agresioni i armatosur rus në Ukrainë dhe nevojës për përforcim të kapacitetit të vet mbrojtës.
Zgjerimi i BE-së drejt lindjes dhe jugut
Përfaqësuesja e përhershme polake në BE, Agnjeshka Bartol paralajmëroi se zgjerimi i Unionit paraqet priopritet gjeopolitik për Poloninë, duke shtuar se ndaj procesit të zgjerimit, Varshava "ka për qëllim të ndërmerr qasje të balancuar, posaçërisht për Ballkanin Perëndimor".
Sipas Sikorskit, megjithatë, Polonia gjatë kryesimit së saj do të sigurojë "shpejtësinë dhe cilësinë adekuate të zgjerimit të Bashkimit Evropian në lindje dhe jug".
"Qëllimi i ynë është të arrijmë përparim në lidhje me Ukrainën, Moldavinë, si dhe me Ballkanin Perëndimor. Progresi në procesin e anëtarësimit duhet të jetë proporcional me arritjet e vendeve kandidate për (anëtarësim) në BE", tha mes tjerash Sikorski.
Burime në Misionin polak pranë BE-së deklaruan se Polonia shpreson se gjatë kryesimit të saj me Këshillin e BE-së, Ukraina do të hapë të paktën një klaster, se Moldavia po ashtu do ta fillojë procesin e negociatave me klasterë, ndërsa Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi do t'i hapin negociatat për kapituj të rinj.
Përkrahje për Ukrainën dhe ndëshkim të Rusisë
Varshava gjatë kryesimit ka për qëllim të përkushtojë vëmendje të madhe mundësisë për negociata për arritjen e paqes së përhershme dhe të qëndrueshme në Ukrainë. Pritet që Polonia do të mund të luajë rol të rëndësishëmn në ngjarjet rreth Ukrainës, duke marrë parasysh se si fqinj i saj, ajo është përkrahës i madh i vendit dhe shërben si qendër kyçe logjstike për transfer të ndihmës ushtarake perëndimore për Kievin.
"Kryesimi i jonë posaçërisht do të jetë bashkëpërgjegjës për atë se si do të duket peisazhi politik, si do të duket situata gjatë negociatave (paqesore)", tha Tusk, duke shtuar se ato negociatat do të mund të fillojnë që këtë dimër.
Lidhur me çështjen për vendosjen e forcave paqeruajtëse ndërkombëtare në Ukrainë, në të cilat Bashkimi Evropian ose anëtarët e tij do të marrin pjesë gjithashtu sipas marrëveshjejes eventuale për armëpushim, Tusk tha se Varshava aktualisht "nuk po planifikon aktivitete të tilla".
Përforcimi i sigurisë dhe rezistenca e BE-së dhe ballafaqimi me migrimin ilegal
Kryesimi polak paralajmëron se prioritet kyç do të jetë përforcimi i sigurisë dhe rezistenca e BE-së, posaçërisht zhvillimi i dimensionit mbrojtës së Unionit.
"Ky aktivitet është shumëdimensional. Nuk bëhet fjalë vetëm për sigurinë ushtarake, por edhe për sigurinë nga migrimi dhe atë ekonomike, sigurinë e ushqimit dhe rezistencën ndaj dezinformatave", tha Sikorski.
Kryesimi polake beson se Evropa duhet të vazhdojë përpjekjet e saj për të siguruar një nivel optimal të sigurisë së brendshme për qytetarët e saj, prandaj do të punojë për të gjetur zgjidhje të reja për t'u ballafaquar me sfidat e migrimit të paligjshëm, për të gjetur politika efektive për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm dhe për të përforcuar sigurinë e kufijve të jashtëm të BE-së.
"Do të punojmë për një përgjigje adekuate të BE-së ndaj kërcënimeve hibride, veçanërisht instrumentalizimit të migracionit. Ne do të përballemi me sfidat për të siguruar që zona Shengen të funksionojë siç duhet", thuhet në prioritetet e kryesimit polak.
Bashkëpunim më i madh me NATO-n dhe partnerët
Polonia do t'i përkushtohet edhe thellimit tlë bashkëpunimit mes BE-së dhe NATO-s dhe përmirësimit të komplementaritetit të aktiviteteve të bllokut me ato të Aleancës.
"Ekziston nevojë që të përforcohet përgatitja mbrojtëse në bazë të harxhimeve të rritura ushtarake, industrisë më të fuqishme mbrojtëse dhe plotësimit të zbrazëtirave në kapacitetet e mbrojtjes. Kryesimi polak do të mbështesë këto aktivitete dhe do të angazhohet për një debat të thelluar për financimin e mbrojtjes në BE. Na nevojitet mbështetje e fortë për aftësinë mbrojtëse dhe industrinë e mbrojtjes, nga të cilat do të përfitojnë të gjitha entitetet nga të gjitha shtetet anëtare", thuhet në prioritetet e kryesimit polak.
Ballafaqim me kërcënimet hibrode, dezinformatat dhe involvimin e huaj
Kryesimi do të punojë edhe në përmirësimin e "sigurisë dhe qëndrueshmërisë joushtarake" të BE-së dhe të fqinjësisë së saj lindore. Për këtë qëllim, parashikohet që fokusi të orientohet ndaj përforcimit të rezistencës dhe përgjigjes ndaj kërcënimeve kibetnetike, hibride dhe terroriste, ndaj thellimit të bashkëpunimit në ballafaqimin me kriza, përforcimin e kapaciteteve strategjike të komunikimit të BE-së dhe kundërshtimin ndaj involvimit të huaj, posaçërisht rus dhe përhapjes së dezinformatave.
Polonia do të synojë koordinimin e përforcuar në luftën kundër dezinformatave, manipulimit me informata dhe ndaj përmirësimit të aftësisë së BE-së për t'i penguar dhe zbutur efektet nga aktivitetet armiqësore në hapësirën kibernetike.
Sigurimi i energjisë më të lirë dhe sektor më stabil bujqësor
Polonia njofton se siguria në furnizimin me energjensa është me rëndësi kyçe për sigurinë energjetike të BE-së
"Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës solli deri në një ulje të importit të gazit dhe naftës ruse për rreth dy të tretat dhe një kufizim të plotë të importit të qymyrit rus. Megjithatë, ka ende shumë për të bërë. Sot, siguria energjetike e BE-së përfshin edhe krijimin e kushteve që qytetarët dhe bizneset të kenë qasje në energji në sasi të mjaftueshme dhe me një çmim të përballueshëm", thekson kryesimi polak.
Sipas Varshavës, Evropa duhet të kujdeset për përforcimin e pozitës së bujqve në sinxhirët e vlerës dhe t'u sigurohen të ardhura stabile.
"Na nevojitet bujqësi konkurruese dhe rezistuese evropiane, e cila garanton siguri të ushqimit për evropianët", thuhet mes tjerash në prioritetet bujqësore polake të kryesimit me BE-në.
Është paraparë që gjatë kryesimit polak me BE-në të mbahen 945 takime, duke përfshirë edhe seanca të 38 grupeve dhe komisioneve punuese, prej të cilave pjesa më e madhe në Bruksel, por edhe 23 takime joformale në Varshavë. bsh/
Foto: Kryesimi polak me BE/MIA arkiv