• e diel, 05 janar 2025

Kriza politike e Koresë së Jugut thellohet pas tentativës për arrestimin e presidentit të ndërruar Jun Suk-jeol

Kriza politike e Koresë së Jugut thellohet pas tentativës për arrestimin e presidentit të ndërruar Jun Suk-jeol

Seul, 4 janar 2025 (MIA) - Mijëra koreano-jugorë pritet të protestojnë sot në Seul në mes të thellimit të krizës politike pas përpjekjes së dështuar për të arrestuar presidentin e ndërruar Jun Suk-jeol, i akuzuar për "rebelim" për përpjekje për të vendosur ligjin ushtarak në fillim të dhjetorit.

Në qendër të qytetit, pranë sheshit kryesor dhe përballë shtëpisë së Jun, janë paralajmëruar tubime të kundërshtarëve dhe mbështetësve të tij.

Ditën e djeshme rreth 200 ushtarë dhe pjesëtarë të shërbimeve të sigurisë bllokuan përpjekjet për arrestimin e tij dhe operacioni zgjati gjashtë orë.

Shërbimet hetimore kanë afat deri të hënën për të ekzekutuar urdhrin e arrestit, ndërsa Gjykata Kushtetuese do të nisë më 14 janar procesin për të konfirmuar ose refuzuar impiçmentin e Jun. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR