Trampi e quan vendimin e gjykatës kundër tij një "sulm politik të paligjshëm"
- Presidenti i rizgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp, e ka quajtur vendimin e gjyqtarit Huan Merçan për të mos e ndalur rastin kundër tij për pagesat e heshtura ndaj porno yllit Stormi Daniels dhe për të shqiptuar një dënim më 10 janar "sulm politik të paligjshëm".
- Post By Sara Ademi
- 11:19, 4 janar, 2025
Uashington, 4 janar 2025 (MIA) - Presidenti i rizgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp, e ka quajtur vendimin e gjyqtarit Huan Merçan për të mos e ndalur rastin kundër tij për pagesat e heshtura ndaj porno yllit Stormi Daniels dhe për të shqiptuar një dënim më 10 janar "sulm politik të paligjshëm".
"Ky sulm i paligjshëm politik nuk është gjë tjetër veçse një farsë”, shkruan presidenti i ardhshëm në rrjetin e tij social "Truth Social".
Gjyqtari Huan Merçan tha se Tramp, ish presidenti i parë që u dënua për një krim, mund të paraqitet personalisht ose virtualisht në shqiptimin e dënimit. sa/
foto: arkivi