• e shtunë, 24 gusht 2024

Pensionistët e Tiranës nga një janari do të shfrytëzojnë transport publik falas

Pensionistët e Tiranës nga një janari do të shfrytëzojnë transport publik falas

Tiranë, 23 gusht 2024 (MIA) – Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj paralajmëroi se nga 1 janari 2025 pensionistët në kryeqytetin e Shqipërisë falas do ta shfrytëzojnë transportin publik.

Në një publikim në Fejsbuk shtoi se e kupton që inflacioni dhe çmimet e larta në Shqipëri janë stres për pensionistët, prandaj komuna e Tiranës do të kontribuojë me atë që nga fillimi i vitit të ardhshëm transporti i të gjithë pensionistëve të saj do të jetë falas. 

Kryetari i Tiranës gjatë kontrollit të linjës për transport publik plotësisht e pajisur me autobusë të rinj deklaroi se bileta e autobusit në Tiranë ka çmim më të ulët në rajonin e Ballkanit Perëndimor. 

Transporti publik në Tiranë shërbehet vetëm me autobusë, ndërsa një biletë kushton 40 lekë shqiptare (0,40 euro).

Veliaj bën të ditur se edhe pse inflacioni gjatë dhjetë viteve të fundit shkaktoi rritje të çmimeve, çmimi i biletave nuk do të rritet. Ai theksoi se transporti publik në Tiranë shërben më shumë se një milionë qytetarë me rreth 180 mijë udhëtarë në ditë. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR