• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pendarovski, Jakimovski, Dimitrievski dhe Taravari dorëzuan kandidaturat për president në KSHZ

Pendarovski, Jakimovski, Dimitrievski dhe Taravari dorëzuan kandidaturat për president në KSHZ

 Shkup, 18 mars 2024 (MIA) -   Katër nga shtatë kandidatët të cilët mblodhën nënshkrime nga qytetarët sot  dorëzuan kandidaturat për president në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

 Kandidatura për president  ka dorëzuar shefi aktual i shtetit Stevo Pendarovski, i cili mbështetet nga LSDM dhe koalicioni, Stevço Jakimovski nga GROM-i, Maksim Dimitrievski nga "E Di" dhe Arben Taravari nga koalicioni i opozitës shqiptare Vlen.

 Sipas afatit të KSHZ-së për zgjedhjet presidenciale, kandidaturat duhet të dorëzohen deri nesër në mbrëmje. Nënshkrime për kandidaturë për president mblodhën edhe Gordana Siljanovska Davkova, e cila mbështetet edhe me nënshkrimet e   deputetëve nga VMRO DPMNE dhe koalicioni, Biljana Vankovska, e mbështetur nga e Majta dhe Bujar Osmani, i mbështetur nga BDI. 

 Kandidaturat duhet të konfirmohen nga anëtarët e KSHZ-së dhe më pas ata do të bëhen zyrtarisht kandidatë presidencial.

Fushata për zgjedhjet presidenciale do të fillojë më 4 prill. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR