• e enjte, 17 tetor 2024

Për shkak të përmbytjeve janë mbyllur shkollat në Sri Lankë

Për shkak të përmbytjeve janë mbyllur shkollat në Sri Lankë

Kolombo, 14 tetor 2024 (MIA) - Sri Lanka sot i ka mbyllur shkollat ​​në kryeqytetin Kolombo pasi shirat e dendur shkaktuan përmbytje në shumë pjesë të vendit.

Reshjet e dendura të shiut gjatë fundjavës shkaktuan kaos në shumë pjesë të vendit, duke përmbytur shtëpi, fusha dhe rrugë. Tre persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 134.000 janë prekur nga përmbytjet, njoftoi qendra shtetërore për menaxhim të katastrofave.

Autoritetet bënë të ditur se 240 shtëpi u dëmtuan nga shiu dhe përmbytjet, ndërsa rreth 7.000 njerëz u evakuuan. Autoritetet ndërprenë energjinë elektrike në disa zona si masë paraprake.

Marina dhe ushtria janë sistemuar për të shpëtuar viktimat dhe për të siguruar ushqim dhe nevoja të tjera bazë.

Në disa zona uji ka arritur deri te çatitë e shtëpive dhe dyqaneve.

Sri Lanka ka qenë duke luftuar me kushte të rënda të motit që nga maji, kryesisht shira të dendur musonesh.

Në qershor, 16 persona humbën jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR