• e shtunë, 31 gusht 2024

Njëzet e katër raste të reja me virusin Nili Perëndimor në Greqi, për një javë kanë vdekur tre persona

Njëzet e katër raste të reja me virusin Nili Perëndimor në Greqi, për një javë kanë vdekur tre persona

Athinë, 29 gusht 2024 (MIA) - Në javën e fundit në greqi janë konformuar 24 raste të virusit Nili Perëndimor, ndërsa kanë vdekur dy persona, konform raportit javor të Organitatës nacionale prë shëndet publike (EODI), njofton korrespoondentja e MIA-s nga Athina.

Nga fillimi i sezonit, deri dje në mesditë, numri i përgjithshëm i të infektuarve është 124, ndërsa janë regjistruar gjithsej 15 vdekje nga mosha 61 deri në 92 vjeç.

Gjithashtu, në periudhën e kaluar ka edhe tre raste të importuara nga Shqipëria, gjegjësisht infeksion në pacientë të ekspozuar në një vend tjetër, të cilat nuk janë përfshirë në analizat EODI.

Rastet e konfirmuara të virusit të Nilit Perëndimor, të cilat transmetohen nga mushkonjat, janë pothuajse në të gjithë Greqinë, në pjesën veriore, verilindore, perëndimore dhe qendrore të vendit, në Epir dhe ishujt e Detit Jon, në Peloponez, si dhe në zonën e Atikës, rajoni më i gjerë i Athinës.

Virusi ka qenë i pranishëm në vend gjatë periudhës së verës nga viti 2010 deri në vitin 2014, si dhe nga viti 2017 e deri më sot.

Numri më i madh i rasteve në Nilin Perëndimor ishte në vitin 2018, gjithsej 317, dhe po atë verë, numri më i madh i vdekjeve ishte gjithashtu 51.

Vitin e kaluar në Greqi janë regjistruar 162 raste dhe 23 persona vdiqën nga Nili Perëndimor.

Rasti i parë i këtij viti i infektuar me virusin e Nilit Perëndimor në Greqi është regjistruar në fillim të korrikut. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR