• e shtunë, 17 gusht 2024

Një sulm i madh nga dronë ukrainas në rajonin rus Lipeck, digjet baza e BBS-së ruse

Një sulm i madh nga dronë ukrainas në rajonin rus Lipeck, digjet baza e BBS-së ruse

Moskë, 9 gusht 2024 (MIA) - Një bazë ajrore ushtarake po digjet në rajonin rus Lipeck, pothuajse 300 kilometra larg kufirit me Ukrainën, në një zonë të goditur mbrëmë nga sulmet e dronëve ukrainas, njoftuan mediat ruse.

“Një zjarr shpërtheu në aeroportin ushtarak në rajonin Lipeck”, kumtoi Ministria rajonale për situata të jashtëzakonshme, pa specifikuar nëse zjarri ishte shkaktuar nga sulmi ukrainas.

Natën e kaluar, një sulm "i madh" me dron ndodhi në rajonin Lipeck, i cili nuk kufizohet me Ukrainën, ku një termocentral u dëmtua, deklaroi më herët guvernatori rajonal.

"Lipeck është nën një sulm të madh me dron", ka shkruar guvernatori Igor Artamanov në Telegram. "Infrastruktura energjetike është dëmtuar", që gjë çoi në ndërprerje të energjisë, shtoi guvernatori në kumtesën e re, duke shtuar se energjia është kthyer në shumicën e shtëpive të prekura.

Artamanov shpalli gjendje të jashtëzakonshme në qytetin Lipeck dhe urdhëroi evakuiim të katër fshatrave përreth.

Ai gjithashtu kërkoi nga banorët e Lipeck që të mos dalin jashtë deri në fund të alarmit të paralajmëruar, Qyteti Lipeck ndodhet rreth 200 kilometra nga kufiri me Ukrainën. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR