• e diel, 25 gusht 2024

Një kontingjent i forcave të armatosura të Bullgarisë ka marrë certifikatë për pjesëmarrje në operacioninh e NATO-s për stabilizim në Kosovë - KFOR

Një kontingjent i forcave të armatosura të Bullgarisë ka marrë certifikatë për pjesëmarrje në operacioninh e NATO-s për stabilizim në Kosovë - KFOR

Shkup, 23 gusht 2024 (MIA) - Një kontingjent i Forcave të armatosura të Bullgarisë ka marrë vlerësimin "I gatshëm për të kryer detyra" për pjesëmarrje në operacionin e forcave të NATO në Kosovë - KFOR.

Ky është lajmi, që sot MIA e ka përzgjedhur nga servisi i Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), konform Marrëveshjes për shkëmbim të informacioneve dhe bashkëpunbimit profesional, i cili parashikon  që çdo ditë agjencitë nacionale informative të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të shkëmbejnë nga një lajm, e cila do të publikohet në ueb faqen e tyre pa ndryshime duke treguar dhe cituar në mënyrë eksplicite partnerin si burim.

Aftësitë luftarake të kontingjentit janë vlerësuar nga një komisioni nga Komanda e bashkuar dhe Ushtria këmbësorike gjatë stërvitjes taktike-speciale e mbajtur në poligonin "Koren".

Pjesa kryesore e kontingjentit janë ushtarë nga regjimenti i 4-të artilerik. Në të janë të përfshirë edhe ushtarë nga Regjimenti i 101-të i alpeve dhe Regjimenti logjistik i forcave këmbësorike, si dhe ushtarë nga sistemi mobil komunikues dhe informativ i Komandës së bashkuar.

Komandanti për mbështetje nacionale dhe ndihmës-komandanti nacional i kontingjentit është majori Milen Zllatev nga regjimenti i katërt artilerik, ndërsa komamandant i çetës manovrike është kapiteni Kolojan Dimitrov - gjithashtu nga regjimenti.

Pjesëmarrja e forcave të armatosura të Bullgarisë në forcat e stabilizimit të NATO-s në Kosovë ka filluar në shkurt të vitit 2000, ndërsa sipas Komandës së bashkuar të forcave deri më tani kanë marrë pjesë më shumë se 1.600 ushtarë.

______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Agjencia Infomative Mediatike i publikon këto tekste në formë origjinale, në përputhje me Marrëveshjen për shkëmbimin e informacioneve dhe bashkëpunimin profesional ndërmjet dy agjencive kombëtare të lajmeve MIA dhe BTA.

QËNDRONI TË LIDHUR