• e mërkurë, 01 prill 2026

Një fëmijë vritet dhe tetë plagosen nga të shtënat me armë në një shkollë në Argjentinë

Një fëmijë vritet dhe tetë plagosen nga të shtënat me armë në një shkollë në Argjentinë

 Buenos Ajres, 30 mars 2026 (MIA) - Një djalë 13-vjeçar është vrarë dhe të paktën tetë persona janë plagosur pasi një adoleshent hapi zjarr në një shkollë në qytetin argjentinas të San Kristobalit.

 Sulmuesi, një nxënës 15-vjeçar, menjëherë u ndalua nga policia.

 Sipas dëshmive të nxënësve, sulmuesi doli nga tualeti i armatosur, pas së cilës shpërtheu paniku midis fëmijëve dhe ata filluan të bërtisnin. Në atë moment, adoleshenti filloi të qëllonte drejt tyre pa dallim.

 Autoritetet lokale thanë se arma e përdorur në sulm ishte një pushkë gjuetie.

 Hetimi për motivet e sulmit është duke vazhduar.

 Foto: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR