Një burrë i ri i vdekur është gjetur sot në mëngjes nën urën e hekurt në Veles
- Trupi i pajetë i një të riu nga Velesi është gjetur nën Urën e hekurt në vendbanimin Dvorovi në Veles. Në vendin e ngjarjes është thirru një ekip mjekësor i Nihmës së shpejtë , ndërsa inspektim në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Veles, informoi për MIA-n, Biljana Gjakovska zëdhënëse e SPB Veles.
Veles, 20 shkurt 2024 (MIA) - Trupi i pajetë i një të riu nga Velesi është gjetur nën Urën e hekurt në vendbanimin Dvorovi në Veles. Në vendin e ngjarjes është thirru një ekip mjekësor i Nihmës së shpejtë , ndërsa inspektim në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Veles, informoi për MIA-n, Biljana Gjakovska zëdhënëse e SPB Veles.
Prokurorja publike Anastasija Milanova ishte në vendin e ngjarjes dhe sipas informacioneve fillestare, siç nga PTHP Veles për mediat kumtoi Cvetanka Bogoevska, Prokurore publike themelore për rajonin e Velesit, ajo konstatoi se në trupin e 34-vjeçarit që u gjet i pajetë nuk kishte gjurmë dhune.
"Bëhet fjalë për një burrë nga Velesi, i lindur në vitin 1990, ndërsa trupi i tij ishte i shtrirë përtokë nën urë, pothuajse në mes të gjatësisë së strukturës së hekurit. Në informacionet fillestare mund të them vetëm se në trupin e 34-vjeçarit nuk ka asnjë gjurmë dhune apo plagë me thikë. Në vend janë marrë mostra të gjurmëve shtesë, si dhe lloje të tjera të materialit që do të dërgohen në Departamentin për hetime kriminalistike të MPB-së në Shkup. Prokurorja Milanova tashmë ka kërkuar që trupi i të ndjerit të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup", njofton Cvetanka Bogoevska, prokurore publike themelore për rajonin e Velesit.
Ndryshe, Prokuroria në Veles e di identitetin e banorit të vdekur të Velesit. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s