Zëvendëskryeministri Fetai në hapjen e spitalit të katërt të "Sante plus grup" në shtet
- Zëvendëskryministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, morri pjesë në hapjen solemne të spitalit të katërt të Sante Plus Group në Maqedoninë e Veriut, së bashku me kolegë nga Qeveria dhe me Ministrin e Tregtisë së Republikës së Turqisë, z. Omer Bolat.
26 dhjetor 2024
Zëvendëskryministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, morri pjesë në hapjen solemne të spitalit të katërt të Sante Plus Group në Maqedoninë e Veriut, së bashku me kolegë nga Qeveria dhe me Ministrin e Tregtisë së Republikës së Turqisë, z. Omer Bolat.
Në fjalën përshëndetëse z. Fetai theksoi se kjo arritje e rëndësishme është rezultat i vizionit dhe përkushtimit të pronarit të grupit, z. Bilal Kara.
Ai, pastaj potencoi se ky spital i Sante Plus Grop është pjesë e një rrjeti të gjerë që përfshin edhe Turqinë, Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë, dhe përfaqëson një hap të madh përpara në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në vendin tonë.
Nënkryetari Arben Fetai përfundoi fjalimin e tij duke thënë se ky investim jo vetëm që do të rrisë standardet e kujdesit shëndetësor dhe do të lehtësojë ngarkesën e institucioneve ekzistuese, por gjithashtu do të krijojë mundësi të reja për zhvillim profesional dhe përparim në fushën e mjekësisë.
Në fund, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, zëvendëskryeministri, falënderoj Sante Plus Group për angazhimin dhe kontributin e tyre të çmuar për shëndetin e qytetarëve tanë!
Kabineti i zëvendëskryeministrit për politika dhe qeverisje të mirë
___________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.