• e premte, 27 dhjetor 2024

Mucunski: Bashkëpunimi me Republikën e Turqisë është prioriteti ynë i rëndësishëm, u qëndrojmë në dispozicion sipërmarrësve për lehtësimin e realizimit të planeve afariste

Mucunski: Bashkëpunimi me Republikën e Turqisë është prioriteti ynë i rëndësishëm, u qëndrojmë në dispozicion sipërmarrësve për  lehtësimin e  realizimit të planeve afariste

Shkup, 26 dhjetor 2024 (MIA) - Forumi i sotëm i biznesit paraqet një mundësi të shkëlqyer për të shkëmbyer mendime dhe për të perceptuar potencialin për bashkëpunim në fushën e tranzicionit digjital, si dhe në fusha të tjera me interes të ndërsjellë të dy shteteve, porositi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski në hapjen e Forumin afarist Maqedoni-Turqi që sot po mbahet në Shkup në organizim të Odës Ekonomike dhe Këshillit për Marrëdhënie të Jashtme Ekonomike të Turqisë (DEIK).

 Ai u bëri thirrje sipërmarrësve të pranishëm që të bashkëpunojnë gjithnjë e më me sukses dhe u tha se Qeveria është partneri i tyre dhe është në dispozicion të tyre për mbështetjen dhe lehtësimin e plotë të procesit të realizimit të planeve dhe ideve afariste për ndërtimin e një të ardhmeje më presperuese për të dyja shtetet  dhe për qytetarët.

"Bashkëpunimi me Republikën e Turqisë është prioriteti ynë i rëndësishëm duke marrë parasysh potencialet ekonomike që ekzistojnë për rritjen e mëtutjeshme të tregtisë së jashtme dhe balancimin e saj, si dhe për paraqitjet e përbashkëta në tregjet e treta dhe investimet në infrastrukturë dhe projekte kapitale. Bashkëpunimi tregtar mes dy vendeve karakterizohet nga një trend rritës në zhvillim për siç dëshmohet nga fakti se vëllimi i tregtisë arriti në një miliardë dollarë amerikanë në vitin 2022. Sipas trendeve aktuale, pritet që këtë vit të fillojmë ta tejkalojmë këtë prag", tha Mucunski.

 

Ai theksoi se qëllimi i dëshiruar për të punuar në të ardhmen është krijimi i një shkëmbimi tregtar të jashtëm më të balancuar mes dy vendeve për të ulur deficitin tonë.

 "Republika e Turqisë si dhe deri më tani mbetet një partner shumë i rëndësishëm për bashkëpunim në fushën e investimeve. Më shumë se 2.000 kompani turke e njohën potencialin dhe i shfrytëzuan përparësitë dhe përfitimet nga udhëheqja e biznesit në vendin tonë", tha Mucunski dhe shtoi se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë investime të tilla.

 Ashtu siç potencoheti, në vitet e fundit turistët turq vazhdimisht kanë zënë vendin e parë në mesin e vizitorëve të huaj në vendin tonë, por një numër i madh i turistëve të Maqedonisë vizitojnë Turqinë.

 Kryetari i Odës Ekonomike Branko Azeski në një video fjalim tha se pret investime të reja turke në vend, paraqitje të përbashkët në tregjet e treta dhe prani më të madhe të kompanive të Maqedonisë në panairet në Turqi të cilat, ashtu siç theksoi, mund të jenë një mbështetje për tregjet e tjera të mëdha në botë.

"Maqedonia dhe Turqia gjithmonë kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyera në nivel ekonomik dhe politik. Nga bashkëpunimi ekonomik, Maqedonia fiton një treg prej mbi 80 milionë banorë e më shumë, Turqia është partneri ynë i rëndësishëm tregtar, edhe pse shkëmbimi nuk është më i miri dhe ka vend për rritjen e tij. Më  pak që pres është që kapacitetin e bashkëpunimit ekonomik ta mbajmë në nivelin aktual dhe me të njëjtin intensitet, madje edhe më shumë. Kjo është një garanci e mjaftueshme se ne do të mund të ofrojmë një treg të besueshëm për kompanitë tona", theksoi Azeski.

Tamer Kiran, zëvendëskryetar i Lidhjes së Odës Ekonomike - TOBB theksoi se marrëveshja ekzistuese e tregtisë së lirë dhe përmirësimi i vazhdueshëm i klimës së investimeve zgjerojnë dhe thellojnë shtrirjen e marrëdhënieve dypalëshe dhe tregtare mes dy vendeve.

 "Jemi të bindur se shkëmbimi tregtar së shpejti do të tejkalojë një miliard dollarë amerikanë. Numri i investimeve turke dhe numri i kompanive tona të cilat operojnë në Maqedoninë e Veriut në mënyrë të vazhdueshme janë në rritje", tha Kiran dhe shtoi se investimet turke në vend  kanë afruar dy miliardë dollarë.

Si Lidhje e Odave Ekonomike, shtoi, kemi bashkëpunim të ngushtë me Odën Ekonomike dhe kryetarin e saj Azeski, ndërsa jam i bindur se marrëdhëniet ekonomike mund t'i ngremë në një nivel të lakmueshëm. rq/

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR