• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nikolloski në Budapest në takimin e ministrave të transportit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian

Nikolloski në Budapest në takimin e ministrave të transportit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian

Shkup, 19 shtator 2024 (MIA) – Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot dhe nesër është për vizitë pune në Hungari, ku do të marrë pjesë në takimin e ministrave të transportit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Në takimin në Budapest do të bisedohet për prioritetet në sektorin e transportit si faktor kyç në integrimin ekonomik të BE-së dhe konkurrencës. Përveç ministrave të transportit nga Unioni, në takimin joformal marrin pjesë edhe ministrat e transportit të vendeve nga Ballkani Perëndimor, nga vendet e EFTA-s, më tutje Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia, si dhe përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian dhe organizatave transportuese, njoftoi Ministria e Transportit. 

Takimi i ministrave është paraparë të zgjasë në dy sesione. Në sesionin e parë do të flitet për përmirësimin e konkurrencës së sektorit të transportit të BE-së, përmes debatit për përmirësim të lidhjes mes BE-së dhe vendeve fqinje, sfidat dhe mundësitë të cilat dalin nga transporti i gjelbër si dhe digjitalizimi në transport.

Fokus i veçantë në sesionin e dytë do të jetë sektori hekurudhor, masat dhe strategjitë e nevojshme për vendosje  të rrjetit të shpejtë hekurudhor, përmirësim të lidhjeve mes vendeve rurale dhe urbane dhe mobilizim të burimeve të nevojshme për përmirësimin e konkurrencës së sektorit. 

Takimi i ministrave është organizuar nga Hungaria në kuadër të presidencës së saj me Bashkimin Evropian, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Transportit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s


 



 

QËNDRONI TË LIDHUR