• e shtunë, 26 tetor 2024

Nikolloski: Interkonekorin e gazit mund ta ndërtojmë për dy deri në tre vite dhe të bëhemi udhëkryqi transportues dhe energjetik

Nikolloski: Interkonekorin e gazit mund ta ndërtojmë për dy deri në tre vite dhe të bëhemi udhëkryqi transportues dhe energjetik

Shkup, 25 tetor 2024 (MIA) - Intetrkonektori i gazit me Greqinë dhe hekurudha e shpejtë janë projekte prioritet numër një sepse Maqedonia mundet seriozisht të zhvillohet vetëm nga pagesa e transitit të gazit dhe transportit përmes hekurudhës së shpejtë, theksoi minitsri Nikolloski në emisionin Klik Plus në TV 21.

Ai potencoi se tenderi për ndërtimin e interkonektorit është shpallur para një jave, afatet janë të shkurtra dhe që në muajin nëntor duhet të arrijnë ofertat.

"Mund ta ndërtojmë atë interkonektor për dy deri në tre vjet. Ne do të kemi një lidhje me gaz nga Aleksandropulos përmes Selanikut, Gjevgjelisë, Shkupit deri në Kumanovë, gjë që do të zvogëlojë varësinë tonë nga gazi rus sepse tani gazi vjen vetëm nga Bullgaria pronar i së cilës është Gazprom. Ne ofrojmë gjithashtu një hap më tej. Ne kemi nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Serbinë për ndërtimin e një interkonjeksioni me Serbinë. Kemi arritur në kufi, dhe ata duhet të zbresin në Nish. Kjo do të thotë se pjesa më e madhe e gazit që do të përdoret në Evropën Qendrore mund të arrijë përmes Maqedonisë. Dhe për këtë duhet të kemi durim, Maqedonia mund të jetojë vetëm nga transiti i gazit dhe transporti hekurudhor", tha ministri Nikoloski.
 
Lidhur me projektin për ndërtimin e largpërçuesit 400 kilovolt Ohër - Elbasan dhe ndërlidhja me Shqipërinë, ministri Nikolloski theksoi se shqyrtohen dy opsione me BERZH-in në drejtim të ndërprerjes ose rishpalljes së këtij projekti, por në dy opsione, Qeveria është e përkushtuar që në disa vitet e ardhshme edhe ai të ndërtohet. mb/

Foto: Printskrin 

QËNDRONI TË LIDHUR